Connect with Us

Kur do rinisë kampionati shqiptar? Armand Duka befason me deklaratën e tij

Kombëtare

Kur do rinisë kampionati shqiptar? Armand Duka befason me deklaratën e tij

Publikuar

-

Kohë të vështira. Për të gjithë. Futbolli, ashtu si në të gjithë botën, ka pësuar një goditje të rëndë. Në vendin tonë ende nuk është shndërruar në një biznes të mirëfillitë që të mund të mbajë veten e vet, por gjithsesi me këtë sport e kanë lidhur jetën mijëra njerëz dhe rrjedhimisht mijëra familje.

Qeveria nuk ka në plan të japë asnjë ndihmë financiare dhe kjo mund ta fusë këtë sport në kolaps total kur pandemia të ketë kaluar. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është i kujdesshëm në mesazhet ndaj Edi Ramës në këto kohë të vështira për gjithë shqiptarët, por nuk ngurron t’i kujtojë atij se Shqipëria nuk është më e varfër se Kosova që akordoi një grant prej 5 milionë eurosh.

Duka i kujton kreut të qeverisë së futbolli e çoi Shqipërinë në Europë dhe me statusin edhe të biznesmenit, i jep disa këshilla prej ekomonisti Ramës se si mund ta kalojë Shqipëria krizën financiare. Në një intervistë për “Panorama Sport”, kreu i federatës deklaron se FSHF nuk do t’i braktisë anëtarët e saj dhe do të bëjë gjithçka ka në dorë që të kalojnë me sa më pak dëme këtë periudhë.

Si po i kaloni këto ditë?

Çdo paradite në zyrë, pasditeve në shtëpi; gjithë kohën aktiv nëpërmjet mjeteve elektronike të komunikimit. Puna vijon.

Kush ka qenë periudha më e gjatë që keni ndenjur mbyllur në shtëpi më parë?

Vetëm kur kam patur raste gripi, jo më shumë se një ose e shumta dy ditë.

A e kishit menduar se do të shkonte kaq keq, edhe në nivel global e kemi fjalën?

Asnjëherë, që në ditën e parë më është dukur më shumë si një gjë e fryrë, alarm i tepërt etj. Unë s’e besoj se dikush ka menduar që ndodh edhe kjo. Me duket se na kanë ngelur shumë pak eksperienca brezit tonë pa provuar: Sistem diktatorial, demokraci, lufte civile, tërmete, përmbytje, varfëri, dhe tani Pandemi. Por, të gjitha këto na kanë bërë më të fortë; i kemi fituar në përgjithësi betejat, do e fitojmë edhe këtë.

A u nxituat kur thatë se është një grip dhe të mos dramatizohet?

Jo, nuk jam penduar sepse në fakt përsëri them të njëjtën gjë. Por edhe ndaj gripit edhe ndaj virusit duhet të bësh kujdes, ta respektosh kundërshtarin aq sa e meriton, jo më shumë.

Si një biznesmen, çfarë efektesh do të ketë kjo në të ardhmen e shqiptarëve?

Kjo është akoma më e rëndë se sa kriza shëndetësore. Manaxhimi ekonomik i kësaj situate është shuuumë i vështirë. Shqipëria ka avantazhet dhe dezavantazhet e veta në përballimin e kësaj krize. Nëse shfytëzojmë avantazhet, nëse bëjmë lëvizjet e duhura në kohën e duhur do ta kemi më të lehtë.

Po të kisha në dorë unë do te bëja këto gjëra: do të paguaja të gjitha pagat e njerëzve që kanë ndërprerë punën, do të shtyja çdo pagesë që ka lidhje me shtetin deri më 31 dhjetor, do të siguroja financim për bizneset, do të bëja maksimumin për të përshtatur një pjesë të biznesit me situatën, pra të tregut shëndetësor. Kjo do të më vinte në vështirësi likuiditeti të momentit, por do më siguronte që makina (biznesi) do vazhdojë të punojë me kapacite të limituara në 2020 dhe mbase me kapacitet të plotë në 2021 e me tej. Burimi i financimit do të ishte borxhi ose rezervat e krijuara nga mirëmenaxhimi i shtetit.

Çfarë do të ndodhë me futbollin?

Futbolli është i varur nga përfundimi i krizës shëndetësore, nga përfundimi i karantinës e cila varet nga rënia e fluksit te transmetimit të virusit. Uroj që sa më shpejt të kemi mundësi të dalim në fushë

Kur mund të rinisë kampionati?

Ne kishim bërë të gjitha skenarët e mundshëm në varësi të situatës, dhe kishim gjashtë opsione rifillimi, me datën e parë më 15 prill e deri në qershor. Tani UEFA mori vendim që të nisë në qershor. Do ta respektojmë. Gjithsesi do të mendojmë në varësi të rrethanave. Edhe futbolli ndërkombëtar varet nga i njëjti faktor, dhe në të njëjtat vendime të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

A rrezikon të mos luhet kampionati?

Nuk dua ta mendoj këtë version.

Nëse izolimi do të zgjasë, çfarë do të ndodhë me verdiktet e sezonit dhe a rrezikon që titulli të jepet në tavolinë?

Eshtë e njëjtë si përgjigja më lart: Futbolli është lojë, luhet në fushë dhe bukurinë e ka kur vendos fusha. Por ky virus çfarë s’po bën. Uroj që mos të na çojë aty.

A keni diskutuar me përfaqësues të qeverisë dhe a do të ketë mbështetje financiare për sportin dhe futbollin?

Kam dërguar shkresa në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, por qeveria jonë nuk funksionon me shkresa… Përgjigje s’ka.

Cila mund të jetë lëvizja e duhur ose ndërhyrja që mund të bëjë qeveria në këto momente për sportin? Si duhet të veprojnë sipas jush?

E kam thënë dhe vazhdoj ta them mendimin tim dhe jam i bindur në të drejtën e këtij mendimi. Qeveria duhet të kompensojë me minimum jetik, ose pagë minimale çdo njeri që virusi nuk e ka lejuar të kryejë punën, që e ka penguar të ushtrojë aktivitetin e saj/tij. Të tillë janë edhe futbollistët, femra dhe meshkuj, të kategorive nga Superiorja e në kategorinë e parë e të dytë, trainerët e ekipeve të fëmijëve të cilët nuk kanë asnjë burim tjetër të ardhurash.

Ju jeni në kontakt të vazhdueshëm me UEFA-n dhe FIFA-n, cili është plani për të ardhmen?

Siç është bërë publike, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s i ka marrë vendimet për skenarët e menduar. Pra Euro 2020 do të zhvillohet me të njëjtin format e në të njëjtat stadiume në qershor 2021, finalet e Champions League dhe Europa League janë shtyrë dhe akoma s’kemi vendosur për to, pasi varet nga koha e rikthimit. Ishte vendosur një objektiv që të përfundonin kampionatet kombëtare deri më 30 Qershor, por kjo ndryshoi sërish. Të shohim, me kalimin e ditëve mund të ketë zhvilime të reja.

A është shqyrtuar mundësia që futbolli të ndërpritet?

Nëse ndërpritet jeta, ndërpritet dhe futbolli. Por kjo nuk do të ndodhë. Jeta do vazhdojë dhe futbolli akoma më i bukur.

Kriza financiare ka kapur klubet prej kohësh dhe pasojat e kësaj fatkeqësie së fundmi mund të çojnë drejt falimentit disa prej tyre. Drejtuesit e tyre presin të ndihmohen nga qeveria, madje kërcënojnë me largim nëse nuk mbështeten. Si e shikoni këtë situatë?

Për përmirësimin e infrastrukturës ligjore në të mirë të sportit kemi diskutuar e do të vazhdojmë të diskutojmë në kushte normale. Ajo që duhet të diskutojmë për momentin është mbijetesa e klubeve dhe e njerëzve që e kanë profesion  futbollin; kjo është detyrë e çdo qeverie dhe jo ndihmë, pasi të gjithë kanë paguar taksa, dhe paralelisht një paketë financiare për vazhdimësinë e kthimin në normalitet të tij. Vërtet jemi vend i varfër, por sa më i varfër se Kosova jemi? Siç e dini, Kosova ka përcaktuar një grant prej 5 milionë eurosh.

Çfarë do të bëhet me ata lojtarë që klubet ku luajnë nuk janë në gjendje t’i paguajnë në këtë situatë. A mund të ndërhyjë FSHF?

FSHF ka një buxhet vjetor më të vogël se fondi i pagave për këtë situatë, por me ato mundësi financiare që ka, edhe borxhe do të marrë dhe s’do t’i lërë anëtarët e vetë në rrugë.

Kryeministri Edi Rama përmend vazhdimisht golat e Kombëtares në fund dhe u bën thirrje njerëzve që të mos e bëjnë si kombëtarja e futbollit… Si ndiheni kur e dëgjoni këtë?

Në kuptimin që e merr shembull Kryeministri ka të drejtë që mos të hamë gol në minutë të fundit, ashtu siç ka të drejtë po të thotë të marrim shembull nga Kombëtarja se si shkohet në Europë.

A keni folur me trajnerin Edi Reja? Si e ka përjetuar ai këtë tragjedi në Itali?

Flas vazhdimisht me Rejan; edhe ai i karantinuar por në kushtet që është mundohet të japë kontributin e tij  bashkë me stafin, me Sergio Porrinin, Luigi Febbrarin, Gianluca Stesinan, Luca Laurentin, Alarico Rossin dhe gjithë stafin shqiptar. Duke falënderuar “Panorama Sport” për këtë intervistë, ju uroj juve, lexuesve dhe gjithë shoqërisë së globit FITORE mbi virusin dhe rikthim sa më shpejt në jetën normale, e cila s’ka kuptim pa futbollin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: