Connect with Us

Tentativa për të mbyllur sezonin, UEFA propozon “sakrificën” e Kupës së Shqipërisë

Sport

Tentativa për të mbyllur sezonin, UEFA propozon “sakrificën” e Kupës së Shqipërisë

Publikuar

-

Të mos luhet Kupa e Shqiprisë për të mbyllur Kategorinë Superiore në kohë. Ky është një nga variantet që është duke u diskutuar realisht për të bërë të mundur mbylljen e këtij edicioni kurdo që të jetë i mundur rifillimi i tij. UEFA kërkon që kampionatet të kenë prioritet, duke sakrifikuar turnetë dytësorë, ndërsa ka garantuar se një gjë e tillë nuk do të ndikojë në numrin e skuadarve pjesëmarrëse në aktivitete ndërkombëtare.

Në diskutimin që u zhvillua gjatë ditës së mërkurë mes UEFA-s dhe sekretarëve të federatave europiane, është bërë e qaratë se të gjithë duhet të provojnë në çdo mënyrë të mbyllin kampionatet, pasi përndryshe do të kishin probleme në aspektin ligjor me klubet që kanë objektiva të ndryshëm. Duke parë se rifillimi parashikohet të shtyhet në kohë për fundin e majit apo filimin e qershorit, UEFA ka propozuar që të gjithë vendet anëtare të heqin dorë nga Kupa, e cila në vende të ndryshme është në fazat e fundit, por ka edhe shtete si Shqipëria ku çerkefinalet nuk kanë filluar ende.

Sipas UEFA-s, eliminimi i Kuëps do t’i jepte mundësi klubeve që të kishin më shumë frymëmarrje për të administruar kalendarin dhe çuar deri në fund kampionatin. Ndërkohë, të gjitha vendet do të ruanin të njëjtin numër skuadrash në aktivitete ndërkombëtare, por me ndryshimin që pjesëmarrësi që garantonte Kupa, do të shtohej nga kampionati. Me pak fjalë, nëse FSHF do të anulonte Kupën e Shqipërisë sipas sugjerimit të UEFA-s, vendi i katërt në Superiore do të shkonte në Ligën e Europës. /vipsport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: