Connect with Us

Pollozhani: E lashë karrierën, ja si u binda të vesh fanellën e Skënderbeut

Sport

Pollozhani: E lashë karrierën, ja si u binda të vesh fanellën e Skënderbeut

Publikuar

-

Artim Pollozhani u duk sikur e mbylli karrierën me futbollin e luajtur në fund të sezonit të kaluar me Flamurtarit, ku ai ishte afër të merrte postin e drejtuesit në këtë klub.

“Megjithatë gjithçka ndryshoi, kur në mes hyri Daja dhe e kërkoi atë me ngulm te Skënderbeu, duke kthyer atë përsëri te futbolli. Së fundmi në një prononcim të dhënë për “Supersport”, Pollozhani ka sqaruar gjithçka.

Kur bëjmë stërvitje në shtëpi, më shoqëron goca e vogël. Për momentin ndodhem në shtëpi në Strugë. Është një situatë që nuk e kishim menduar ndonjëherë, por këto janë kushtet dhe nuk kemi çfarë të bëjmë.

Kam pasur një ofertë të tillë për post drejtori te Flamurtari, nga presidenti Idrizi. Mund të them që ka qenë një periudhë kur mendova të lë futbollin. Daja tentoi shumë të kthehem dhe të ndihmoj Skënderbeun për një kohë të caktuar. Unë iu ktheva me kënaqësi futbollit. Nuk isha mirë me stërvitjen, por ai problem u zgjidh. Ishte një afat i shkurtër që Skënderbeu të kryente përgatitjet dhe ishte si një kthim me urgjencë në fushë.

Ishte ideja që unë të ndihmoja ekipin deri sa të vinte zgjidhja për lojtarët. Skënderbeu tani është stabil, nga titullarët te rezervat. Me rikthimin e Jashanicës gjithçka është kompletuar. Mendoj se vetëm në rast dëmtimesh dhe kartonësh unë të mund të ndihmoj ekipin.”, u shpreh Pollozhani.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: