Connect with Us

Berat Gjimshiti ngre peshë italianët: Shihemi në stadium për të festuar

Seria A

Berat Gjimshiti ngre peshë italianët: Shihemi në stadium për të festuar

Publikuar

-

Berat Gjimishiti, pjesë e Atalantës, është në epiqendrën e koronavirusit në Itali, pikërisht në Bergamo. Mbrojtësi i kombëtares ashtu si të gjithë është izoluar në shtëpinë e tij në pritje që kjo situatë të kalojë. Ndërkohë në një intervistë për “Tuttosport”, Gjimshiti jep shpresë teksa shprehet se shpejt do të shihen përsëri në stadium me tifozët për të festuar të gjithë së bashku.

Ndërkaq, një problem mbeten edhe maskat mbrojtëse, megjithatë në këtë anë, Gjimshiti duket i sigurt pasi e shoqja e tij, Alisia ka shkuar në Serbi për t’i prodhuar ato. “Personalisht po e përjetoj këtë situatë si të gjithë, është diçka e re që po na vë në vështirësi secilin prej nesh, por besoj se njerëzit në Bergamo dhe në Itali janë të fortë e do të ringrihen.

Jemi në një fazë ku ende ka shumë raste të reja. Shpresojmë të kalojë shpejt, sepse do të thoshte në një përmirësim të të infektuarëve. Ideja për të bërë maska nga Alisa ka lindur duke parë situatën këtu në Bergamo, shumë njerëz kërkonin maska dhe nuk gjenin dot.

Ajo u kthye në Serbi dhe filloi të prodhonte gradualisht. Ia dërgon atyre që kanë nevojë më shumë dhe nuk mund të blejnë. Mesazh tifozëve? Nuk ka fjalë për shumë nevojë, them vetëm se duhet të qëndrojnë të qetë dhe së shpejti do të shihemi në stadium për të festuar”, u shpreh Gjimshiti. /VipSport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: