Connect with Us

Bogani: Ja cili futbollist shqiptar do iu sugjeroja ekipeve italiane

Kombëtare

Bogani: Ja cili futbollist shqiptar do iu sugjeroja ekipeve italiane

Publikuar

-

Erjon Bogdani ka luajtur 13 sezone në Itali, të ndara këto mes 10 kampionateve në Serinë A dhe 3 në Serinë B. Sulmuesi shqiptar, një rekordmen i golave me fanellën kuqezi (18 gola në 74 ndeshje) vazhdon të jetë një pikë referimi për mediat italiane sa herë bëhet fjalë për lojtarët shqiptarë që janë aktualisht pjesë e Serisë A.

Ish-bomberi që deri dy vite më parë drejtoi Kombëtaren U-19 të Shqipërisë, këtë herë ka dhënë një intervistë për portalin “Fiorentina News”, që i dedikohet tërësisht skuadrës vjollcë, e cila nën kontratë ka vetëm një shqiptar. Bëhet fjalë për mesfushorin 20-vjeçar, Erald Lakti, që deri në fund të sezonit është i huazuar te AS Gubio në Serinë C. Portali afër Fiores ka qenë i interesuar më shumë për të pyetur Bogdanin rreth afrimit të mundshëm të Marash Kumbullës te vjollcët. Klubi nga Firence kërkon me çdo kusht qendërmbrojtësin shqiptar, të cilin Bogdani e ka grumbulluar i pari kur drejtojnë kuqezinjtë.

Ish-sulmuesi ka dhënë sugjerimet e tij edhe për talentet e tjerë shqiptarë që mund të luajnë sot në Itali. “Kumbulla është një investim shumë i mirë, sepse ka të dhënat e një veterani. Edhe Lakti jam i bindur se do të jetë në gjendje të luajë në Serinë A shumë shpejt”, nis fillimisht bisedën Bogdani.

Mbrojtësi i ri, Marash Kumbulla, bëri debutimin me ju si trajner në Kombëtaren U-19. Çfarë vlerësoni te ky lojtar dhe si po sillet në Serinë A?

Ai bëri debutimin në ekipin kombëtar U-19 që kur ishte 17 vjeç. Kumbulla është një mbrojtës i gjatë, tipik qëndror dhe të gjithë e njohin tani, pasi është një lojtar që ka djegur të gjitha fazat e mundshme të afrimimit. Po luan vërtet mirë në Serinë A, edhe pse në ndryshim nga lojtarë në moshën e tij, nuk e ka bërë “stazhin” nga Seria B. Ai tani po vepron sikur të ishte një veteran. I lexon mirë kundërshtarët e tij, është shumë i aftë në luftën në ajër dhe gjithashtu mund të shënojë nga goditjet standarde. Po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për Veronën.

Lojtari po kërkohet nga disa ekipe në Evropë, përfshi edhe Fiorentinën. Është Kumbulla një mbrojtës që mund të luajë në klube të niveleve më të larta?

Padyshim, sepse atë po tregon në fushë. Është ende një djalë i ri dhe për mendimin tim, po bën shumë mirë. Edhe kur përballë ka pasur sulmues të forte, ai i ka sfiduar. Është bërë një shtyllë e kësaj Verone, që është e mahnitshme për të gjithë. Ai është një investim shumë i mirë, por unë nuk mund të them tani se ku mund të shkojë apo një shifër se sa mund të shitet. Derisa ka shumë klube që interesohen, kjo tregon se ka bërë shumë gjëra të mira dhe atëherë mosha flet shumë për të. Është një avantazh i madh ky fakt.

Si ish-sulmues dhe trajner, cila është cilësia më e mirë që keni parë tek ai?

Bazuar në lojërat që kam parë dhe që ai ka bërë edhe me mua, mund të them që Kumbulla mund të duket i ngadaltë, por ai mund ta lexojë aksionin shumë mirë dhe parashikon edhe lojtarët më të shpejtë, të cilët këtë vit nuk e kanë vënë kurrë në vështirësi. Ai ka mendjen e një veterani: lexon mirë veprimin dhe mbërrin gjithmonë para të tjerëve tek topi. Kur dikush është i ri dhe luan kështu, ka vend të shkëlqyeshëm për përmirësim. Ai mund të punojë në shumë pikëpamje teknike. Është një lojtar i fortë me kokë dhe gjithashtu luan mirë me topin.

Na tregoni disa futbollistë të rinj shqiptarë që mund të luajnë në skuadra të Serisë A?

Varet nga klubet. Kumbulla, për shembull, ka qenë i aftë të shfrytëzojë mundësinë e ndryshimit të trajnerëve te Verona, duke treguar menjëherë cilësitë e tij me Juriç. Ai dëshmoi se është për Serinë A. Gjithashtu Amir Rrahmani ka qenë edhe me ne në ekipin Kombëtar, por atëherë ai zgjodhi Kosovën. Po dëshmon gjithashtu se meriton të luajë në Itali dhe të bëhet një lojtar i shkëlqyer për kampionatin.

Një emër tjetër është Milot Rashica, qw gjithashtu luan me Kombëtaren e Kosovës. Është një lojtar që mund të luajë si majtas ashtu edhe djathtas. Miloti po bën vërtet mirë në Gjermani me Verderin. Po flas për djem të rinj dhe me ata duhet të shkojnë gjërat gradualisht, sepse mund të bëjnë gabime, por qw ne nuk duhet t’i djegim. Kur dikush e meriton, duhet t’i japësh dorën.

Fiorentina ka edhe Laktin, që tani është në huazim dhe ju e keni pasur ashtu si Kumbullën te Kombëtarja U-19. Si e vlerësoni Eraldin?

E mbaj mend si lojtar, nuk e di sa ka ndryshuar tani, por Lakti gjithashtu ka shanse të mira për të luajtur në Serinë A. Ai kaloi në të gjitha ekipet e moshave të Fiorentinës, duke qenë edhe kapiten i U-19. Nuk mund t’ju them se kur do të jetë gati, por e di që ai është një lojtar që do të vijë shpejt në Serinë A, sepse është polivalent. Mund të luajë kudo në një mesfushë me tre lojtarë: qoftë para mbrojtjes, pas sulmuesit apo mesfushor tipik. Nuk e di se cilat janë planet e Fiorentinës për sezonin e ardhshëm, por Lakti duke qenë lojtar nën kontratë, një ditë do të jetë gati për Serinë A.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: