Connect with Us

Ç’po ndodh në Itali? E dashura e Dybalës infektohet sërish me koronavirus vetëm 3 ditë pasi ishte shëruar

Seria A

Ç’po ndodh në Itali? E dashura e Dybalës infektohet sërish me koronavirus vetëm 3 ditë pasi ishte shëruar

Publikuar

-

E fejuara e Paulo Dibalës, Oriana Sabatini po kalon një moment tepër të vështirë në jetën e saj. Ajo ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se i është nënshtruar sërish testit për koronavirusin dhe ka rezultuar sërish pozitiv, ndonëse 3 ditë më parë kishte rezultuar negative.

“Bëra tamponin sërish dhe rezultoi se isha pozitive, ndërkohë që tre ditë më parë kisha rezultuar negative. Nuk e di të them nëse më është kthyer sërish virusi, apo ai test negative i pak ditëve më parë, ishte i rremë. Kjo shpjegon se sa pak dimë për këtë virus”, shkroi Oriana

Më pas e fejuara e sulmuesit të Juventusit siguroi fansat se të dy nuk kanë simptoma nga sëmundja dhe janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore, ndërsa përsëriti edhe thirrjen për të qëndruar brenda.

“Lajmi i mirë është që si unë, ashtu edhe Paulo, tani jemi asimptomatikë dhe në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Gjithsesi po vazhdojmë të rrimë në shtëpi, tani me dyshimin se 15 ditë nuk mjaftojnë për t’i shpëtuar këtij virusi.

Nuk dua të alarmoj askënd, por virusi “fluturon” nëpër botë dhe shpresoj që eksperienca ime të ndihmojë sadopak. Vijoni të qëndroni në shtëpi dhe të respektoni këshillat e autoriteteve”, tha ndër të tjera e fejuara e Dybalës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: