Connect with Us

Kampionat në qershor dhe ndeshje me një takim në Kupë, zbulohet plani i ri FSHF-së

Sport

Kampionat në qershor dhe ndeshje me një takim në Kupë, zbulohet plani i ri FSHF-së

Publikuar

-

Koronavirusi ka pezulluar gjithçka momentalisht, teksa futbolli ende nuk dihet se kur do të rinisë duke parë se situata nuk është aspak e mirë.

Edhe në Shqipëri futbolli është pezulluar, teksa një problem tjetër janë edhe financat në klubet shqiptare, pasi edhe qeveria ka vendosur të mos japë një ndihmë për këto. Së fundmi për “Supersport”, ka folur shefi i garave në FSHF, Lysien Nurishmi, i cili është shprehur se UEFA ka thënë që kampionatet të nisin në fillim të qershorit dhe të përfundojë në fund të korrikut.

“Të gjithë e dimë që dje kishte një video-konferencë, ku janë dhënë direktivat e fundit. UEFA kërkon që kampionatet të mbyllen deri në fund të korrikut maksimumi deri në 3 gusht. Me mundësinë më të mirë kampionatet të fillojnë në javën e parë të qershorit. Ndërsa varianti më pesimist është të nisë kampionati në fund të qershorit dhe të mbyllet për një muaj. Çdo gjë do të vendoset pasi të shikojmë situatën.

Nëse gjithçka bëhet mirë mund ta nisim kampionatin më herët. Por UEFA duke parë situatën ka thënë që të niset në javën e parë të qershorit. Nëse ne kemi një datë të përafërt, do të njoftojmë klubet rreth 10 ditë më parë për tu përgatitur. Është menduar që Kupa të zhvillohet me ndeshje teke, dhe varianti është që të luhet në fushë neutrale dhe nga 5 ndeshje të kemi vetëm 3 ndeshje.

Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me klubet. Ana financiare iu duhet më shumë njerëzve, tek të gjitha klubet. Gjithçka është me pagesa. FSHF i ka kërkuar ndihmë qeverisë, për të ndihmuar futbollin dhe këto drejtues klubesh. Edhe më parë kemi kërkuar ndihmën e shtetit, por sidomos në këtë moment, edhe futbolli të jetë pjesë e qeverisë për financimin.

Janë shumë trajnerë të moshave, që bazën e të ardhurave e kanë nga rrogat që marrin dhe mbajnë familje. FSHF do i vijë në ndihmë klubeve, por edhe qeveria duhet të mendojë për këtë situatë.

Është normale të anulohet sezoni? Deri tani klubet janë dakord që kampionati të fillojë, duke marrë si shembull që do nisë në qershor. Ndeshjet e mbetura të zhvillohen. Jemi në fundin e sezonit dhe nëse na jepet mundësia ta rinisim në fund të majit do ta bëjmë.

Dy zyrtarë të prekur? Nuk të vjen mirë kur dëgjon pasi i kemi miq dhe shokë. Ata kanë qenë në një seminar të UEFA-s dhe mendohet se janë infektuar aty, por fatmirësisht tani janë mirë.

Lojtarët që përfundojnë kontrata në qershor? FIFA po mendon edhe spostimin e merkatos, njëjtë siç do ndodhë edhe me kampionatin. Megjithatë ende nuk ka mbërritur një vendim përfundimtar.”, u shpreh Nurishmi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: