Connect with Us

UEFA letër Federatave: Futbolli nuk do të ndalet

Kombëtare

UEFA letër Federatave: Futbolli nuk do të ndalet

Publikuar

-

Letra zyrtare dërguar nga Presidenti i UEFA-s Ceferin, drejtuesi e ECA, Andrea Agnelli, dhe drejtuesi i Ligave Europiane, Lars-Christer Olsson, për federatat europiane të futbollit dhe anëtarët e ligave.

Nyon, 2 Prill 2020

Të nderuara federata anëtare,

Të nderuar kampionate anëtare,

Të nderuar klube anëtare,

Kriza shëndetsore e tanishme e shkaktuar nga përhapja e COVID-19 nuk ka precedentë në qarqet tona, dhe mbi të gjitha përbën rrezik për shendetin publik, i cili padyshim është prioriteti kryesor, por gjithashtu ka goditur në mënyrë dramatike dhe sektorët e industrisë dhe ekonomisë. Futbolli nuk përbën përjashtim dhe me javë tashmë të gjitha kompeticionet, si në nivel kampionatesh kombëtare dhe në nivel Europian, janë detyruar të pëzullohen.

Edhe pse nën këtë skenar serioz, futbolli Europian padyshim që ka qenë i aftë të reagojë si një familje e bashkuar. Qëndrimi i përbashkët që u mor nga UEFA, Federata e Klubeve Europiane dhe Ligat Europiane më 17 Mars, ishte që të bëhet cdo përpjekje për ti lejuar të gjitha kampionatet vëndase dhe kompeticionet Europiane të përfundojnë sipas formatit të tyre. Është me rëndësi të vecantë që edhe në kushtet e një epidemi të tillë ,nuk do ti ndalojë kompeticionet tona të vendosen në fushën e lojës, në përputhje me rregullat e tyre dhe titujt sportivë të vendosen në bazët të rezultateve. Si drejtues të përgjegjshëm të sportit tonë, kjo është ajo që duhet të sigurojmë, deri sa të ekzistojë dhe mundësia e fundit dhe ndërkohë që po planifikojmë, zgjidhjet operacionale dhe rregullatore janë në dispozicion.

Ne do të ecin së bashku me mendimin që një përpjekje e koordinuar e jashtëzakonshme e të gjithë organizatorëve të kompeticioneve mund të ndihmojnë daljen nga kriza të futbollit Europian, duke rikuperuar asetin themelor, kompeticionet. Pa unitet dhe solidaritet, askush nuk do të jetë në gjendje të dalë nga kriza për sa kohë jemi të ndërvarur.

Ky lloj përkushtimi ka marrë formë konkrete në dy grupet e përbashkëta të punës të ngrituar për tu marrë me variantet kalendarike dhe gjithashtu me pasojat ligjore, rregullatore dhe financiare të zgjatjes së mundshme të kalendarit, që do të bëntë që kampionatet 2019/20 të shtyhen më 30 Qershor.

Grupet e punës janë mbledhur disa herë dhe janë në kontakt të përditshëm për të siguruar që objektivi thelbësor për përfundimin e të gjitha kompeticioneve të arrihet. Për të arritur këtë gjë, plane konkrete po përpilohen. Puna e tyre është fokusuar në skenarë që përfshijnë muajt Korrik dhe Gusht, përfshirë mundësinë që kompeticionet e UEFA-s të rifillojnë pas përfundimit të kampionateve vendase. Një menaxhim i përbashkët i kalendarit është tejet i nevojshëm, që përfundimi i sezonit aktual duhet të koordinohet me fillimin e sezonit të ri, i cili mund të ndikohet si pasojë e zgjatjes.

Duke ndjekur nga afër zhvillimet e situatës aktuale, grupi i punës që merret me kalendarin do të thotë sa më shpejt të jetë e mundur, nga mesi i muajt Maj, se cili nga planet do të përdoret për përfundimin e sezonin, pa lënë asnjë prapa. Pezullimi i kompeticioneve duhet të jetë zgjidhja e fundit, pasi të dilet në përfundim që asnjë alternativë kalendarike nuk do ta lejonte përmbylljen e sezonit.

Ne kemi besim që futbolli do të rifillojë në muajt në vijim- me kusht që të diktohet nga autoritietet publike – dhe besoj që cdo vendim për braktisjen e kompeticioneve vendore, në këtë fazë, është i parakohshëm dhe i pa justifikuar. Meqë pjesmarrja në kompecitionet për klube të UEFA-s vendoset nga rezultatet e arrituar në përfundim të kompeticioneve vendase, një ndërprerje e parakohshme nuk do ta plotësonte dot këtë kusht. UEFA ka të drejtën e vlerësimit të klubeve që do të pranohen në kompeticionet e UEFA-s për sezonin 2020/21, në përputhje me rregulloret përkatëse të kompeticioneve.

Ne e dimë sa shumë vlera të sportit tonë ndajmë me ju dhe e ndjejmë mbështetjen në misionin tonë për të mbrojtur integritetin e kompeticioneve. Ju bëjmë thirrje të gjithëve për të mbështetur përpjekjet tona të përbashkëta në interesin kolektiv të futbollit Europian dhe besim tek përfaqësuesit e grupeve të punës./Sport Ekspres

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: