Connect with Us

Befason lojtari i Tiranës: Titullin e meritojmë edhe në tavolinë

Sport

Befason lojtari i Tiranës: Titullin e meritojmë edhe në tavolinë

Publikuar

-

Jurgen Çelhaka është zbulimi i sezonit te Tirana. Lojtari që prej fillimit të sezonit është titullar i padiskutueshëm dhe një nga më të mirët e bardhebluve.

Në mesfushë është çelësi i skuadrës, duke treguar pjekuri dhe maturi që në ndeshjen e parë si titullar. Shumë e konsiderojnë një nga ata që ka bërë diferencën te bardheblutë, ndërkohë që vet lojtari në një intervistë për “Panorama Sport” rrëfen ditët në izolim për shkak të Koronavirusit.

Keni tre javë në izolim. Si po ia del Çelhaka këto ditë të vështira, për botën dhe sportin?

Izolimi në shtëpi po shkon mirë, por ne futbollistët nuk jemi mesuar me këtë situatë dhe e kemi pak më të vështirë se të tjerët, duke u mbyllur mes katër mureve.

E ke pasur të vështirë që të qëndrosh i izoluar, duke ditur që jeni mësuar të qëndroni në fushë për shumicën e kohës?

Është shumë e vështirë, sepse jemi mësuar të bëjmë çdo ditë stërvitje dhe të argëtohemi duke luajtur futboll.

Stërvitja bëhet në kushtet e shtëpisë. Si po ia dilni të mbani trupin në formë?

Na ka dhën presor Kosta ushtrimet e nevojshme për të ruajtur formën fizike në kushtet e shtëpisë. Ama sërish nuk mund ta zëvendësojnë stërvitjen në fushë puna në palestër.

Plani është që këtë sezon të luhet në verë, kur mund të ishit në plazh?

Është e vërtet që nuk dihet kur mund të rinisë kampionati. Ne jemi profesionistë dhe gati që të luajmë në çfarëdo lloj kohe.

Titulli më mirë në fushë, në tavolinë apo në rastin ekstrem të luhet “play-off”, ndonëse nuk ka asgjë zyrtare…

Janë disa opsione të ndryshme, por ne na pëlqen që të rinis kampionati dhe titullin ta fitojmë në fushë. Nëse do jepet në tavolinë është e dukshme që e meritojmë ne, sepse kemi krijuar shkëputje nga ekipet e tjera.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: