Connect with Us

E pabesueshme ajo që po ndodh brenda stadumit të Borusias

BundesLiga

E pabesueshme ajo që po ndodh brenda stadumit të Borusias

Publikuar

-

Borusia e Dortmundit e ka transformuar tribunën veriore të stadiumit të saj, “Signal Iduna Park”, në një qendër të trajtimit shëndetësor për Koronavirusin.

Sezoni futbollistik në Gjermani është ndërprerë pa një afat për shkak të shpërthimit të pandemisë dhe klubi i Dortmundit ka vendosur në dispozicion të autoriteteve shëndetësore një seksion të stadiumit më të madh të Gjermanisë, e cila do të përdoret për të testuar dhe trajtuar pacientët e dyshuar me Covid-19.

Fotot tregojnë një pjesëtar të stafit mjekësor, i veshur me uniformën “Hazmat”, përfshirë doreza dhe maskë dhe i rrethuar nga pajisjet mjekësore zhvendosur në “spitalin” brenda stadiumit. Në një tjetër seksion shihen disa karrige të vendosura në distancë nga njëra-tjetra prej dy metrash, brenda një dhome të impiantit 81 mijë vendësh.

Klubi i Bundesligës njoftoi ditën e premte se ata do të bashkëpunojnë me autoritetin shëndetësor lokal për ta bërë sa më të lehtë përballimin e situatës. Skuadra e Vestfalisë ka luajtur 25 javë nga 34 të Bundesligës këtë sezon dhe për momentin renditet në vend të dytë, -4 pikë larg kryesuesve të Bajernit të Mynihut.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

VIDEO/ Stërvitje e veçantë për Tomas Myler, e ndjek nga mbrapa një … kalë

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Tomas Myler është mjaft i njohur për tipin e tij mjaft sportiv, teksa herë pas here poston foto dhe video të shumta gallatë dhe që bëjnë ta duan më shumë fansat. Vetëm pak ditë më parë klubi i Bajernit i rinovoi kontratën deri në vitin 2023 Mylerit, i cili është […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

“Ndoshta mund të rikthehem”, ish-futbollisti i Bayernit pendohet që u largua

Publikuar

-

Nga

Vetëm një vit pasi vendosi të varë këpucët në gozhdë, ish-sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Arjen Roben nuk është i bindur krejtësisht për zgjedhjen e bërë dhe po shqyrton mundësinë të rikthehet në fushën e blertë. Holandezi u largua nga futbolli në fund të sezonit të kaluar, pas një karrierë 10 vjeçare me Bajernin, si […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Ministria e Punës në Gjermani: Të luhet futboll me maskë, ndalet loja nëse bie në tokë

Publikuar

-

Nga

Gjermania është vendi i cili e ka marrë me seriozisht idenë e kthimit në fushën e lojës për të mbyllur kampionatet profesioniste në vend. Skuadrat në Gjermani prej javësh janë stërvitur individualisht e tani edhe në grup, pasi synimi është që të zbresin në fushë më 9 maj. Por shteti po tregohet shumë i kujdesshëm […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: