Connect with Us

Formacioni më i mirë që ka trajnuar Pep Guardiola, dominojnë bavarezët

BundesLiga

Formacioni më i mirë që ka trajnuar Pep Guardiola, dominojnë bavarezët

Publikuar

-

Formacioni më i mirë i Pep Guardiolës në bazë të statistikave dominohet nga futbollistët e Bajernit të Mynihut, me 6 lojtarë dhe vetëm 1 i skuadrës aktuale të trajnerit katalanas, Mançester Siti.

Lionel Mesi është futbollisti më i mirë statistikisht sipas “WhoScored”, i cili ka luajtur nën urdhrat e Guardiolës dhe kjo nuk është një surprizë, duke marrë parasysh cilësitë e numrit 10 të Barcelonës dhe lojtarëve të tjerë përreth tij. Por prezenca e gjashtë futbollistëve të ish-klubit të tij, Bajernit, është një testament sesi 49-vjeçari e monopolizoi Bundesligën në tre vitet e tij të qëndrimit në Gjermani.

Pep e fitoi titullin e parë të Bundesligës në 25 mars gjatë sezonit 2013-2014, më i shpejti në historinë e kompeticionit, ndërsa në dy vitet pasardhëse spanjolli i udhëhoqi rekordmenët gjermanë sërish drejt titullit, me 10 pikë avantazh nga vendi i dytë.

Në portë, Manuel Nojer lë pas Viktor Valdeshin (Barcelona) dhe Ederson Moraeshin (Mançester Siti), ndërsa Zherom Boateng (Bajern) dhe David Alaba (Bajern) zënë gjithashtu një vend në katërshen e mbrojtjes.

Nuk ka vend për asnjë lojtar të “qytetarëve” në këtë repart, i cili kompletohet nga dy ish-yjet e Barcelonës, Havier Masçerano dhe Dani Alvesh. Emra, mungesa e të cilëve bie në sy, janë ata të ish-kapitenëve Karles Pujol (Barcelona) dhe Vinsent Kompani (Siti), por edhe ai i Xherard Pikesë (Barcelona) dhe Ajmerik Laportes (Siti).

Rritet konkurrenca në mesfushë, atje ku Kevin De Bryjne është i vetmi lojtar i Mançester Sitit dhe rrethohet nga Ksavi Hernandez (Barcelona). Ajo që diferencon maestron spanjoll nga Andres Iniesta duket një diferencë e vështirë, por rekordmeni i trofeve mbetet jashtë këtij klasifikimi, ashtu siç ndodh edhe për emra të tjerë të mëdhenj si Serxho Buskets, Jaja Ture apo David Silva.

Krahët e mesfushës i dominojnë dy ish-shigjetat e Bajernit, Frenk Riberi dhe Arjen Roben dhe këtu ka pak vend për diskutim. Ai që shoqëron Lionel Mesin në sulm është Robert Levandovski, i cili luajti për dy vite për trajnerin Guardiola në Mynih dhe lë jashtë formacionit të tij më të mirë emra si Serxho Aguero (Siti), David Vija (Barcelona) dhe Tieri Henri (Barcelona).

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

VIDEO/ Stërvitje e veçantë për Tomas Myler, e ndjek nga mbrapa një … kalë

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Tomas Myler është mjaft i njohur për tipin e tij mjaft sportiv, teksa herë pas here poston foto dhe video të shumta gallatë dhe që bëjnë ta duan më shumë fansat. Vetëm pak ditë më parë klubi i Bajernit i rinovoi kontratën deri në vitin 2023 Mylerit, i cili është […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

“Ndoshta mund të rikthehem”, ish-futbollisti i Bayernit pendohet që u largua

Publikuar

-

Nga

Vetëm një vit pasi vendosi të varë këpucët në gozhdë, ish-sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Arjen Roben nuk është i bindur krejtësisht për zgjedhjen e bërë dhe po shqyrton mundësinë të rikthehet në fushën e blertë. Holandezi u largua nga futbolli në fund të sezonit të kaluar, pas një karrierë 10 vjeçare me Bajernin, si […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Ministria e Punës në Gjermani: Të luhet futboll me maskë, ndalet loja nëse bie në tokë

Publikuar

-

Nga

Gjermania është vendi i cili e ka marrë me seriozisht idenë e kthimit në fushën e lojës për të mbyllur kampionatet profesioniste në vend. Skuadrat në Gjermani prej javësh janë stërvitur individualisht e tani edhe në grup, pasi synimi është që të zbresin në fushë më 9 maj. Por shteti po tregohet shumë i kujdesshëm […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: