Connect with Us

Manaj shpreson te debutimi me Barelonën, gazeta e madhe spanjolle jep lajmin e papritur

La Liga

Manaj shpreson te debutimi me Barelonën, gazeta e madhe spanjolle jep lajmin e papritur

Publikuar

-

Kjo periudhë pushimi e futbollit në Europë ia vështirëson dhe ia bën thuajse të pamundur ëndrrën Rei Manajt për të debutuar te Barcelona. Madje duhet të theksohet se edhe në stërvitjen e fundit që bëri klubi katalanas përpara se të mbyllej në izolim, sulmuesi shqiptar u thirr nga Setien.

Por me rifillimin e kampionatit, në sulm do të jetë i gatshëm dhe i rikuperuar Luis Suarez. Në një kampionat të ndezur drejt fundit ku diferenca me Realin e Madridit është vetëm dy pikë dhe duke parë edhe “Champions Leaguen” në fazat ku ndodhet, do të jetë shumë e vështirë që Setien t’i besojë Manajt për të debutuar.

Më pas nëse do të shohim për sezonin tjetër dhe për të vendosur historinë që një lojtar shqiptar të debutojë me fanellën e katalanasve, shpresat vetëm sa veniten. Prestigjozja “Mundo Deportivo” shkon edhe më tej teksa thotë se disa lojtarë të akademisë mund të huazohen, mes tyre edhe ylli Ansu Fati.

Një titullar i padiskutueshëm në këto kohë dhe që ka shpërthyer me Barcelonën, duke realizuar gola e duke fituar zemrën e tifozëve. Por në sezonin e ri flitet për një sulm të ngjeshur dhe Barcelona rikthehet ajo e vërteta, ku për të marrë një vend titullari duhet të tregosh se vjen nga “jashtë planetit”.

Leo Mesi, Antonine Girezman, Luis Suarez, Ousmane Dembele, Martin Braithwate dhe një yll i ri si Trincao, talenti portugez që do të vijë në sezonin e ardhshëm, janë lista e gjatë që përforcojnë majën e sulmit.

E nëse dikush prej tyre zgjedh që të largohet, atëherë Nejmar dhe Martinez janë të gatshëm për t’u afruar. Pra nëse te kjo skuadër nuk do të gjejë më vend as Ansu Fati, do të jetë e vështirë që Rei Manaj të shpresojë diçka më shumë. Sipas “Mundo Deportivo” Ansu Fati mund të largohet në një huazim për një vit që të ketë vendin e titullarit dhe të dëshmojë të gjitha aftësitë e tij. /sport ekspres

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Lajm i keq, rikthimi i La Ligës duket i pamundur

Publikuar

-

Nga

Nëse Bundesliga po bëhet gati të kthehet në fushë, e Seria A shpreson që shumë shpejt të ketë dritën e gjelbër, në Spanjë nuk janë edhe aq të sigurt se mund të luajnë këtë sezon. Ministri i Shëndetësisë, Salvador Ijia, ka shpjeguar se nuk mund të shprehet për momentin rreth kësaj teme, pasi futbolli nuk […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Qëndroi vetëm një vit, por ishte i pamëshirshëm për kundërshtarët/ Shijoni 47 golat e fenomenit me fanellën e Barcelonës

Publikuar

-

Nga

Adhuruesit e vjetër të Barcelonës ende vazhdojnë ta kujtojnë me mall brazilianin Ronaldo. Legjenda braziliane qëndroi vetëm një vit në Camp Nou, kur Barcelona e transferoi në vitin 1996 nga PSV Eindhoven për 15 milionë euro. Por në vitin e tij të vetëm në kataluni, Ronaldo shkëlqeu duke treguar se është një nga sulmuesit më […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

La Liga pa tifozë deri në vitin 2021

Publikuar

-

Nga

Në pjesën më të madhe të Evropës skuadrat kanë filluar apo po mendojnë të rinisin stërvitjet, për t’u rikthyer në fushë dhe vazhdojnë pjesën e mbetur të sezonit. UEFA ka mbështetur idenë e rikthimit të futbollit, duke u kërkuar federatave që të përfundojnë sezonin të paktën deri në fund të korrikut, dhe muaji gusht të […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: