Connect with Us

“Mos u merr me kombëtaren, po shiko autogolat e qeverisë”, Vata i përvishet Edi Ramës

Kombëtare

“Mos u merr me kombëtaren, po shiko autogolat e qeverisë”, Vata i përvishet Edi Ramës

Publikuar

-

Figura e njohur e Kombëtares së Shqipërisë, ka komentuar situatën e fundit që ka prekur gjithë botën. Flitet për pandeminë e COVID-19 dhe ndikimin e saj në futboll. Në një intervistë për “ABC News”, Vata shprehet se kryeministri Rama duhet të lërë krahasimet e Kombëtares që pëson gol në minutë të fundit dhe të shohë autogolat e Qeverisë.

Ndërkohë mbështet edhe qendrimin e Federatës Belge për të mbyllur kampionatin duke e quajtur si zgjidhje perfekte, megjithëse kreu i UEFA-s tha se kush e ndiqte këtë model, atëherë rrezikonte seriozisht garat europiane.

“Shteti shqiptar ka probleme shumë të mëdha, pas periudhës së tërmetit, tani është periudha e Koronavirusit. Jemi shtet i paorganizuar, nuk jemi të fuqishëm. Kryeministri mori shembull golin në minutën e fundit te kombëtarja, por nuk duhet të merret me ekipin kombëtar. Të merret me golat që Qeveria vetë ka bërë në këto vite në pushtet. Opozita nuk ka qenë kundërshtar i fortë për t’i shënuar gola kësaj Qeverie. Vetë shteti ka bërë autogola gjatë këtyre viteve.

Për mendimin tim, Federata Belge ka bërë një zgjidhje perfekte. Nuk dihet sa do të zgjasë kjo situatë, pasi deri më tani, askush nuk ka formulë shpëtimi. Kësaj beteje, duhet t’i dalim të mbijetuar, jo të fituar. Belgjika ka menduar për jetën dhe jeta është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, ka thënë Vata.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: