Connect with Us

Muça; Një shok i ekipit na tha se është infektuar me koronavirus

Sport

Muça; Një shok i ekipit na tha se është infektuar me koronavirus

Publikuar

-

E vetmja gjë që mund ta ndalonte vrullin e Tiranës në kampionat, ishte vetëm Koronavirusi që tashmë ka pezulluar futbollin në të gjithë botën.

“Si po shkojnë ditën në karantinë? Është shumë e vështirë për çdo njeri jo vetëm për futbollistët. Mund të them se kohën që kam humbur me familjen  time, po e shfrytëzoj tani. Në familje jemi shumë mirë. Nuk kam dalë fare nga shtëpia, ndoshta vetëm 2 herë në javë. Tani nuk mendojmë më për futbollin, por përgatisim veten psikologjikisht për të kaluar këtë moment. Është diçka që nuk mund ta shohim dhe duhet të presim.

Kjo ndalesë ndikon shumë te forma e lojtarëve dhe jemi jashtë forme për momentin. Mundohemi që të mbajmë veten në formë duke u stërvitur individualisht, që të paktën të jemi në 50% tonë. Në po mundohemi të punojmë me programin që na kanë nisur. Bëjmë më shumë ushtrime në palestër. Me sa kam informacion të gjithë në ekip nuk ka asnjë të prekur. Doka na trembi për 1 prill duke na thënë se ishte infektuar.

Keni frikë nga e nesërmja? Sigurisht që do të ketë edhe efekte financiare. Nuk është vetëm individi që do vuajë, por të gjithë. Mendoj se do ketë probleme edhe për vitet e ardhshme.

Duam ta vazhdojmë aty ku e lamë, pavarësisht se nuk jemi si më parë. Nëse titulli në tavolinë është zgjidhja e vetme, atëherë do t pranonim. Kërkesë? FSHF po bën të pamundurën që të na përfshijë edhe ne te paketa e ndihmës, por mendoj se ka njerëz që kanë më shumë nevojë se ne. Unë dua të miratohet Ligji i Sportit. Kjo çështje është e përkohshme, pas vështirësive vjen edhe lehtësimi.”, u shpreh Muça për “News 24”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: