Connect with Us

“Te Apolonia nuk ka asnjë puntor në të zezë”, Kokëdhima i lëshon sfidën Edi Ramës: Merr shembull nga Serbia

Sport

“Te Apolonia nuk ka asnjë puntor në të zezë”, Kokëdhima i lëshon sfidën Edi Ramës: Merr shembull nga Serbia

Publikuar

-

Debati më i madh i ditëve të fundit në Shqipëri është ndihma për futbollin shqiptar. Kryeministri Rama deklaroi ditën e djeshme se për sportin nuk do të ketë asnjë ndihmë dhe kjo ka irrituar pa masë klubet dhe lojtarët. Në një intervistë për “ABC News”, ka folur presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima.

Deklarata e Ramës? “Është shumë e drejt kërkesa e FSHF-së ndaj Qeverisë së Shqipërisë për të mbështetur klubet e futbollit. E kam theksuar shumë herë që duhet mbështetur jo vetëm klubet e futbollit, por edhe ndërmarjet ekonomike që kanë pasoja nga Covid-19. Duhen paguar me pagën minimale të gjithë lojtarët dhe trajnerët pasi janë shumë.

Më vjen shumë keq të dëgjojë deklrata të tilla nga Rama pasi këtu nuk flitet për të fituar para. Klubet në futboll nuk fitojnë para dhe këtë e di Qeveria. Klubet janë më të varfëra se futbollistët. Nuk është puna që klubet të marrin fitimet, por ndihma për të jetuar. Nëse Rama thotë të shikojmë vendet e tjera I them që të shikojë shtete e tjera si Serbia përshembull që u kanë dhënë pagë minimale. Me çfarë do të jetojnë lojtarët, trajnerët e klubeve tona?

E sfidoj këtë deklaratë të pavëretë të Ramës. Unë jam pronar I klubit Apolonia dhe nuk ka asnjë puntorë në të zezë dhe është në rregull me ligjet e shtetit dhe shteti nuk ka marrë asnjë përgjegjësi. Kërkesat e Federatës janë shumë të drejta. Unë mendoj se të gjithë klubet do t’I dalin për zot klubeve të tyre, por duhet edhe ndihma e Qeverisë për të kaluar këtë situatë”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: