Connect with Us

Cana tregon si fituam ndaj Rumanisë në Europian: Bëjeni për mua

Kombëtare

Cana tregon si fituam ndaj Rumanisë në Europian: Bëjeni për mua

Publikuar

-

Lorik Cana ka qenë i ftuar në “Fan Zone”, atje ku ka rrëfyer edhe eksperiencën me Shqipërinë në Europianin e Francës. Më saktësisht atë ndeshje të fituar ndaj Rumanisë me rezultatin 1-0, ndërsa kapiteni legjendar ia kishte lënë si porosi djemëve të Kombëtares: “Bëjeni të mundur që të mos jetë ndeshja e fundit për mua”.

“Unë ua kisha thënë edhe lojtarëve në stërvitje para Rumanisë. Shumica nga ata e dinin që pas asaj eksperience, do të hiqja dorë jo vetëm nga Kombëtarja, por edhe nga futbolli. Prandaj u thoja që bëjeni për mua që të fitoni, që të mos jetë ndeshja ime e fundit. Dhe ata ma shpërblyen jo vetëm duke dhënë 100%, por shumë më tepër.

Shumica e shqiptarëve e kanë idealin për një Kombëtare, por duhet të shohim edhe realitetin. Unë futem te pjesa e idealit për një Kombëtare dhe të jemi një shtet. Pastaj nëse kjo nuk është e mundur, atëherë do të jenë dy të tilla.

Nuk i gjykoj të tjerët që nuk e duan bashkimin kombëtar, por ky jam unë dhe kështu jam edukuar. President i Federatës? Nuk ka qenë dhe nuk është qëllimi im, nuk e di për të ardhmen. Deklaratat e Ramës që të mos bëhemi si Shqipëria që e pëson në fund? Në fakt unë i ndjekë mediat shumë këto kohë. Më ka shpëtuar ajo deklaratë e tij dhe pavarësisht se e pësonim në fund, ne ia kemi dalë”, ka thënë Lorik Cana. /Sport Ekspres/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: