Connect with Us

“Bomba” e Panuçit: Shumë lojtarë shqiptarë nuk vijnë në kombëtare se kanë probleme me FSHF-në, hakën nuk e donin

Kombëtare

“Bomba” e Panuçit: Shumë lojtarë shqiptarë nuk vijnë në kombëtare se kanë probleme me FSHF-në, hakën nuk e donin

Publikuar

-

Kristian Panuçi është rikthyer të flasë në lidhje me kombëtaren shqiptare. Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, teknikut Italian duket se nuk i del e keqja me FSHF-në dhe vazhdon sulmet ndërsa thekson se shumë lojtarë duan të afrohen në kombëtare, por nuk vijnë për arsye se janë të palumtur me Federatën.

Ndër të tjera, Panuçi shprehet se për atë, lideri i skuadrës ishte Taulant Xhaka, por nuk e donin sepse kishte një sjellje pak profesionale. Në fund, trajneri Panuçi thotë se shumë lojtarë kosovarë, më parë zgjedhin të luajnë për Zvicrën se sa Shqipërinë pasi nuk kanë ndjenjën e përkatësisë.

“Jam i kënaqur. Mora skuadrën që ishte në vendin e katërt në grupin kualifikues dhe doli e treta. Kam bërë një punë skautimi të pabesueshme. Me Rejan tani dolën të katërtit në grup, siç i kisha thënë unë presidentit. Në Kombëtare edhe tani ka shumë lojtarë që afrova unë, bëra të debutonin 26 të tillë. I bindja, udhëtoja shumë për të folur me prindërit e tyre por lojtarët nuk duan të vijnë në kombëtare, nuk janë të lumtur me Federatën.

Futbollisti që më ka dhënë më shumë është Taulant Xhaka, ka një vëlla që luan te Arsenali i cili ka zgjedhur kombëtaren zvicerane. Nuk e donin në Kombëtare se kishte sjellje pak profesionale, por e kam grumbulluar gjithmonë, i kam folur si, burri-burrit, nëse kisha një lider, ishte ai. Më vjen keq kur lexoj se kanë rindërtuar grupin kur grupin e ndërtova unë.

Kam marrë një skuadër që duhej të rindërtohej, shumë. Lojtarë shkova t’i kërkoja, nuk dëshironin të vinin. Shumë janë kosovarë, mund të zgjedhin të luajnë për Zvicrën, e kanë të vështirë të kenë ndjenjën e përkatësisë”, u shpreh Panuçi./vipsport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: