Connect with Us

Duka kujton miqësoren me Breshan: Erdhi edhe Roberto Baxho

Kombëtare

Duka kujton miqësoren me Breshan: Erdhi edhe Roberto Baxho

Publikuar

-

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, është kthyer pas në kohë, teksa në një prononcim për gazetën “Bresciaoggi”, ka kujtuar me nostalgji, miqësoren e zhvilluar me klubin italian të Breshas, në 21 gusht vitin 2002.

Në atë kohë Kombëtarja kuqezi drejtohej nga italiani Dosena, ndërkohë që ajo sfidë rezultoi një miqësore festive. Shqipëria arriti të triumfonte me rezultatin 1-0, falë golit të Altin Lalës, ndërkohë që te skuadra e “dallëndysheve”, aktivizohej edhe legjenda italiane Roberto Baxho, që ishte në atë kohë, shok skuadre me Igli Taren, i cili në atë sfidë u aktivizua 1 pjesë me Shqipërinë dhe pjesën tjetër me klubin e Breshas. Ja si i kujton Duka këto momente:

TRAJNERËT E HUAJ – Në 2002 zgjodha Dosenan, pas 4 ndeshjeve u largua. U zhgënjeva, por e dija që futbolli ynë mund të rritet vetëm me trajnerë të huaj që drejtojnë Shqipërinë. Duhej të prisnim atë të duhurin. Më pas doli të ishte ai që ishte kapiten dhe më pas trajner i Breshas, De Biazi. Këtu është i dashur dhe nuk mund të ishte ndryshe. Me të në krye për herë të parë Kombëtarja jonë ka arritur në fazën e fundit të një turneu të madh, Kampionatit Evropian 2016. Dhe gjithashtu në Francë kemi bërë një përshtypje të madhe. Shkoi përtej të gjitha pritshmërive.

MIQËSORJA ME BRESHAN – Më kujtohet viti 2002 dhe kur Dosena më kishte kërkuar që të zhvillonim ndonjë miqësore ndërkombëtare. Nuk ishte momenti që të ndesheshim me Kombëtaret e tjera dhe për këtë arsye duhej të gjenim një skuadër me të cilën të përballeshim në miqësore. Nga këto skuadra që pranoi të vinte në Tiranë ishte Bresha.

I kemi kërkuar ndihmë Igli Tares që asokohe ishte pjesë e kësaj skudrëe. Madje një pjesë e ka zhvilluar me Shqipërinë dhe pjesën tjetër me Breshan. Kontakti u bë edhe me drejtorin sportiv, Xhanluka Nani. Por ishte festë e madhe në Tiranë, kishte ardhur Baxho.

TARE DHE NDOJI – Igli është një njeri i madh dhe nuk surprizohem nga sukseset që është duke arritur. Sa i përket Emanuele Ndojit që është tani te Bresha, duhet ta përgëzojmë, por mund të bëj edhe më mirë”, ka thënë Duka.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: