Seria A
Ja sa para kërkon Thomas Strakosha për të rinovuar me Lazion

Thomas Strakosha është një ndër portierët më të mirë të Serisë A! Gardiani shqiptar ka qenë shpesheherë protagonist te Lacio, me pritjet e tij, duke i siguruar suksese tepër të rëndësishme të kaltërve. Njëkohësisht, Strakosha dëshiron që të vlerësohet nga bardhekaltrit për atë që u jep atyre dhe dëshiron që të paguhet në bazë të këtij kontributi. Sipas mediave italiane, portiere nuk ka rinovuar ende me klubin lacial.
Megjithatë, rinovimi mbetet peng i detajeve financiare. Strakosha fiton 1,2 milionë euro aktualisht dhe Lacio është gati t’i ofrojë 1,5 milionë euro në sezon, me Igli Taren që ka vendosur bonuse të cilat e çojnë këtë shifër në 2 milionë euro.
Por futbollisti mendon se meriton më shumë se kaq dhe dëshiron që rroga bazë të nisë pikërisht nga 2 milionë eurot në sezon, me bonuse të tjera shtesë. Pritet që në ditët e ardhme, palët të arrijnë gjuhën e përbashkët, për sa i përket anës financiare. Prioritet për portierin shqiptar është Lacio, gjithsesi edhe financat janë goxha të rëndësishme.