Connect with Us

Marshim, armë kimike dhe dyluftime me plumba/ Ja çfarë e pret yllin e Tottenhamit gjatë ushtrisë në Kore

Sport

Marshim, armë kimike dhe dyluftime me plumba/ Ja çfarë e pret yllin e Tottenhamit gjatë ushtrisë në Kore

Publikuar

-

Shërbimi ushtarak për meshkujt në Korenë e Jugut është i detyrueshëm për dy vite, por 27-vjeçari ka fituar të drejtën për ta bërë atë të reduktuar pasi udhëhoqi kombëtaren drejt triumfit në Lojërat Aziatike në vitin 2018. Gjatë këtyre 8 javëve, në 3 prej tyre do të jenë me intensitetin e lartë.

Son do ta nisë shërbimin në njësinë e marinës në ishullin Jeju më 20 prill, duke përfituar nga ndalesa e kampionatit prej Koronavirusit. Aktualisht sulmuesi i Totenhemit ndodhet në vetizolim pasi është rikthyer në Kore nga Anglia. Një zyrtar i trupave të marinës tha për agjencinë “Reuters” se shërbimi ushtarak i futbollistit do të përfshijë një version të kufizuar të zborit për të gjithë rekrutët e rinj, por ai nuk do t’i shpëtojë ushtrimeve.

Zbori do të përfshijë manovrat e dyluftimit, edukimit të disiplinës, por edhe ushtrime me armë kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore. Ai shpjegoi se kjo është pjesa më e vështirë e kampit stërvitor, që përfshin edhe marshime me peshë deri në 40 kg mbi trup, të cilat zgjasin deri në 30 km.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: