Connect with Us

Nuk e vendosi te formacioni i yjeve, tifozët e Marsejës sulmojnë “L’Equipe”: Ku është Lorik Cana?

Kombëtare

Nuk e vendosi te formacioni i yjeve, tifozët e Marsejës sulmojnë “L’Equipe”: Ku është Lorik Cana?

Publikuar

-

Virusi Covid-19 mes mijra jetësh të marra nuk kurseu as presidentin e skuadrës së Marsejës  Pape Diuf. Ai u nda nga jeta pas një lufte me virusin famëkeq duke shokuar gjithë botën e sportit. Në nder të kujtimit të tij gazeta prestigjoze L’Equipe zgjodhi formacionin më të mirë të francezëve në gjithë historinë e drejtimit që Pape Diuf pati me Marsejën. Por ndaj këtij formacioni kanë qenë tifozët ata që kanë pasur rezerva në përzgjedhjen e tij.

Ku është Cana”?, “Jeni qesharak, vendosni Canën në formacion”, “Qendërmbrojtja duhet të kishte Canën në vend të Zubar”, kanë qenë disa nga komentet e shumta që tifozët kanë lëshuar ndaj postimit të gazetës franceze. Një dashuri legjitime që tifozët ende ruajnë për ish-kapitenin e tyre dhe kërkojnë t’i njihen në çdo moment. Reagimet kanë qenë të shumta duke mos folur këtu për një e dy tifozë por për dhjetra tifozë që kanë ndarë të njejtin qendrim. Thënë ndryshe, ku shkel Cana, lihet gjurmë e madhe.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: