Connect with Us

Shpërthen Romela Begaj: Fatkeqësi që linda në një vend si ky, jam e pastër

Kombëtare

Shpërthen Romela Begaj: Fatkeqësi që linda në një vend si ky, jam e pastër

Publikuar

-

Peshëngritësja e njohur shqiptare Romela Begaj, është përballur me probleme të mëdha në karrierën e saj, teksa rezultoi pozitive në testin e dopingut për herë të dytë.

Në një prononcim të dhënë së fundmi, Begaj u shpreh se asgjë nuk ishte e vërtetë, duke u shprehur se gjithçka ndodhi për shkak se jemi shtet i vogël. Gjithashtu ajo u shpreh se nuk mori asnjë ndihmë nga shteti i saj, duke shtuar se harxhoi 70 mijë euro në gjyqe për të kërkuar të drejtën e saj. Shumë kritike ishte në lidhje me shtetin, por shtoi se pavarësisht gjithçkaje është krenare me vendin e saj.

“Më vejn shumë keq që e them, por është fatkeqësi që kam lindur në një shtet të vogël dhe pa mbrojtje. Jam krenare që jam shqiptare, por ato dieta ushqimore që jepnin është një skandal i vërtetë. Nuk kisha asnjë përkrahje e pse janë shumë medalje që kam sjell në Shqipëri. Puna e dënimit është një çështje e thellë pasi mirë herën e parë, po e dyta?

Jam betuar në kuran dhe për flamur që jam e pastër e do të vazhdoj ta them gjithmonë. Nga shteti më kanë thënë shumë herë që do të më ndihmojnë, por asgjë nuk ka qenë e vërtetë.

Unë të them të drejtën do të vazhdoj edhe pse kam harxhuar rreth 70 mijë euro nga kursimet e mia nëpër gjyqe, ndryshe nga politikanët tanë që kanë vila e shumë pasuri. Nuk do ta mbyll karrierën dhe do të vazhdoj dhe do të ngre sërish flamurin edhe pse shteti im më la në rrugë dhe nuk më ndihmoj”, u shpreh Begaj për “Supersport”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: