Connect with Us

Interi duhet të shqetësohet, një tjetër ekip i madh futet në garë për Marash Kumbullën

Seria A

Interi duhet të shqetësohet, një tjetër ekip i madh futet në garë për Marash Kumbullën

Publikuar

-

Gjysma e Serie A është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e Marash Kumbullës. Ylli i kombëtares sonë ka arritur të shndërrohet në një “fenomen” vetëm në sezonin e parë të tij në elitën e futbollit europian dhe kërkesat drejt mbrojtësit dhe Veronës janë në seri.

Së fundmi Reali i Madridit e ka në listën e dëshirave, teksa Interi flitet se është klubi më pranë tij. Por tashmë zikaltërit duhet të shqetësohen sepse në garë për 20-vjeçarin ka hyrë Juventusi. Bardhezinjtë janë ekspertë në merkato dhe prej thuajse një dekade kanë arritur të marrin më të mirët e Serie A.

Deri më tani ata nuk kishin dhënë asnjë sinal në lidhje me interesin ndaj Kumbullës, por mediet italiane e kanë zbuluar se Paratiçi e Nedved e kanë shtuar në listën e dëshirave. Çmimi i djaloshit nga Malësia e Madhe është më se i përballueshëm për “Zonjën” dhe mbetet vetëm bindja e Kumbullës. Në Torino i riu do të bashkohej me idhullin dhe një profesor si Xhorxho Kielini. /vipsport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: