Connect with Us

Klopp: Blerja ime më e mirë te Liverpuli më ka kushtuar… 0 euro

Premier Liga

Klopp: Blerja ime më e mirë te Liverpuli më ka kushtuar… 0 euro

Publikuar

-

Jyrgen Klop ka bërë disa goditje të forta në merkato që kur është ulur në stolin e Liverpulit, në vitin 2015. Sadio Mane, një futbollist të cilin ai e kërkoi që te Borusia e Dortmundit, konsiderohej një bast i rrezikshëm pasi iu paguan 30 milionë paund Sauthemptonit. Por sot ai kushton katër apo pesë herë më shumë se kjo shifër.

Mohamed Salah, një dështim te Çelsi, i cili e rehabilitoi figurën e tij në Itali, u shndërrua në një prej sulmuesve të krahut më të mirë në botë, duke fituar Këpucën e Artë në Premier Ligë dhe vlera e tij preku qiellin. Çfarë mund të thuash për Virxhil Van Dajkun, që në janarin e 2018-ës, tekniku gjerman e transferoi nga Sauthemptoni për shifrën rekord botëror të 75 milionë sterlinave dhe prej atëherë qendërmbrojtësi holandez e ka transformuar totalisht mbrojtjen e “Reds”-ave.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për portierin Alison Beker, por në këtë listë duhen përfshirë edhe Endrju Robertson dhe Xhini Vajnaldum. Ka një miks mes blerjeve të shtrenjta dhe atyre të lira, për të cilat gjermani është akuzuar shpesh se ka hedhur paratë dëm.

Por nuk është asnjëri nga këta futbollistë që i vjen ndërmend trajnerit kur pyetet se cili është transferimi i tij më i mirë në “Anfield Road”. Përkundrazi, ai është produkti i akademisë së klubit, i cili ka ardhur nga ekipet zinxhir dhe është shndërruar sot në një prej lojtarëve më të mirë në botë në atë rol edhe se është ende 21 vjeç.

“Është Trent Aleksander-Arnold”, u përgjigj Klop për “Pure Football Podcast”. “Neve nuk na u desh ta blinim, por Pep Lijnders, asistenti im, e solli nga moshat dhe tha: ‘Për mua ka luajtur si numër 6. Ka luajtur mbrojtës i majtë, mbrojtës i djathtë, sulmues i majtë’. E morëm në skuadrën e parë, por kishte vetëm një problem:

Trent nuk ishte në lartësinë e duhur fizikisht. Por ishte një fëmijë dhe kjo ishte normale, por sapo e pamë menduam: ‘Uau, padyshim që është plot talent’. Na u desh të punonim me gjendjen e tij fizike. Pastaj ai bëri hapa përpara vetë që ishin të pabesueshme. Bëri edhe gabime, por nuk u dorëzua kurrë”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

De Gea drejt largimit, Manchester United i gjen pasuesin

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht rënies në formën e tij, portieri i Mançester Junajtid David De Gea këmbëngul se dëshiron të vazhdojë të luajë me “Djajtë e Kuq”. Vitin e ardhshëm, gardiani spanjoll bën plot 10 vite që kur mbërriti në Mançester nga Atletiko Madridi. Megjithëse gjatë kësaj periudhe kanë qarkulluar shumë lajme se drejtuesit e Mançesterit po mendojnë […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E bujshme/ Thomas Strakosha pranë transferimit te Lazio

Publikuar

-

Nga

Chelsea është duke bërë përpjekje për transferimin e një portieri për ta zëvendësuar spanjollin Kepa Arrizabalaga. Shumë portierë janë në listën e klubit londinez, por vetëm njëri nga ta do të transferohet në Stamford Bridge. Megjithatë, dy gjermanët  janë primarë, por që të dy janë thuajse të paarritshëm. Chelsea ka kthyer sytë tek portierë të […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Klopp kontakton babain e Mbappe, gati transfrimi i bujshëm

Publikuar

-

Nga

‘Reds’ janë gati për lëvizjen e madhe. Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur me babën e Kylian Mbappe, duke shfaqur interesimin e tij për ylllin e PSG. Klopp i ka bërë të ditur prindit të lojtarit se Liverpool janë të interesuar për shërbimet e Mbappe. ‘Le10Sport’ konsideron se ‘Reds’ po përdorin këtë si taktikë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: