Connect with Us

LAJMI FUNDIT/ FSHF bën lëvizjen e radhës, zbulohet kërkesa që iu bën klubeve

Kombëtare

LAJMI FUNDIT/ FSHF bën lëvizjen e radhës, zbulohet kërkesa që iu bën klubeve

Publikuar

-

“Na dërgoni listë-pagesat e lojtarëve, stafit teknik dhe zyrtarëve të tjerë të administratës së klubit”. Është ky “emaili” që institucioni i futbollit shqiptar iu ka dërguar të gjitha klubeve pak ditë më parë. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në FSHF se do të vihet në zbatim ajo që ka premtuar vetë presidenti Armand Duka, pra duke ndihmuar klubet financiarisht në këtë situatë të paprecedentë.fshf

Duke qenë se qeveria shqiptare nuk e përfshiu sportin në paketën e kompensimit të dëmeve prej pandemisë së koronavirusit, tashmë është FSHF që kërkon t’i dalë për zot situatës me synimin për të mbajtur gjallë skuadrat, duke iu dhënë një dorë pas rikthimit të normalitetit.

“FSHF ka një buxhet vjetor më të vogël se fondi i pagave për këtë situatë, por me ato mundësi financiare që ka, edhe borxhe do të marrë dhe s’do t’i lërë anëtarët e vetë në rrugë”, ka thënë vetë Duka ekskluzivisht për “Panoramasport.al” pak ditë më parë. Mësohet se një grup pune në Federatë ka nisur menjëherë të bëjë llogaritë për fondin që duhet për të mbuluar maksimalisht dy muaj rroga ose minimalisht një pagë. Hapi i parë ka qenë kërkesa ndaj klubeve për t’u njohur më konkretisht me borderotë e tyre.

Nuk janë vetëm lojtarët dhe stafet teknike pjesë e “paketës” së FSHF-së, por edhe punonjësit e tjerë të klubeve, trajnerët e ekipeve zinxhir në akademi etj. “Kostoja shkon mbi një milionë euro. Këtu bëhet fjalë për rrogën bazë, pra atë që klubet deklarojnë në Tatime dhe merret përmes bankës”, thotë për gazetën një burim në FSHF. Nga llogaritë që janë bërë, mësohet se çdo lojtar i klubeve të Superiores do të marrë maksimalisht 400 mijë lekë të vjetër për një muaj. Kjo situatë tregon edhe një herë problemin e deklarimeve dhe pagesat në të zezë që bëjnë klubet.Kategoria-Superiore-2018

Natyrisht, nuk mund të futen të gjitha në një “thes”, pasi ka edhe klube si Vllaznia që e deklarojnë 100 % rrogën e lojtarëve dhe punonjësve të klubit. Në ditët e ardhshme pritet që vetë FSHF të japë detaje rreth shpërndarjes së asaj që mund të quhet minimumi jetik për futbollin shqiptar. Në këto tre javë të shumtë kanë qenë reagimet nga presidentët e klubeve në Kategorinë Superiore, duke paralajmëruar madje falimentin, por qeveria nuk ka dhënë asnjë garanci për të ndihmuar sportin në këtë moment.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: