Connect with Us

Për t’u marrë shembull, ekipi i Vllaznisë shpërndan ndihma për njerëzit në nevojë

Sport

Për t’u marrë shembull, ekipi i Vllaznisë shpërndan ndihma për njerëzit në nevojë

Publikuar

-

Në disa vite të turbullta ku futbolli nuk është ngritur në nivelet që pritet, sporti shkodran është përfaqësuar me mjaft dinjitet nga shumësportëshi, që ka siguruar trofe në nivel kombëtar e paraqitje të mira ndërkombëtare.

Pikërisht shumësportëshi shkodran ka qenë ai që është aktivizuar në këto ditë të vështira për të dhënë shembullin e mirë dhe për të ndihmuar familjet në nevojë në qytetin verior.

Sportistët dhe sportistet e Vllaznisë të shumësportëshit kanë mbledhur një sasi ndihmash ushqimore dhe artikuj të përdorimit të përditshëm, duke i shpërndarë te 50 familje në vështirësi ekonomike të cilat po kalojnë si të gjithë të tjerët krizën e koronavirusit, por pa pasur mundësinë që të sigurojnë jetesën e tyre.

Sportistët u kanë bërë thirrje edhe individëve apo bizneseve në qytetin verior që të ndihmojnë në këtë nismë të tyre, për të përballuar sa më lehtë pasojat e kësaj pandemie e cila përveç rrezikut për shëndetin e njerëzve, ka sjellë probleme financiare dhe të përballimit të jetesës për shumë familje shqiptare. /vipsport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: