Sport
Po shkëlqen me Tiranën, zbulohet ekipi i huaj që kërkon Ernest Muçin

Padyshim që Ernest Muçi është një nga lojtarët e talentuar kete sezon ne Superiore. Sulmuesi 19-vjeçari Tiranes ka treguar të gjithë potencialin e tij pasi ka pasur edhe më shumë hapësira në ekipin e parë.
Talenti i tij nuk ka kaluar pa u vënë nga disa ekipe të ndryshme në Europë. Sipas mediave në Turqi, Menemspor, skuadra ku aktivizohet Selmani e Domgjoni kërkon në skuadër dhe Muçin.
Klubi turk që militon në Ligën e parë do të nis bisedimet me Tiranën në fund të sezonit për të gjetur akordin me blerjen e tij. Bardheblutë e vlerësojnë kartonin e tij rreth 400 mijë euro dhe kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga shitja e tij.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania