Connect with Us

FSHF ndihmon klubet, lojtarët dhe arbirat/ Ja shpërblimi që do marrin

Sport

FSHF ndihmon klubet, lojtarët dhe arbirat/ Ja shpërblimi që do marrin

Publikuar

-

Federata Shqiptare e Futbollit, e ka mbajtur fjalën dhe do të mbështesë financiarisht punëtorët e futbollit: futbollistët, trajnerët, arbitrat dhe gjithkënd që është i punësuar në futboll. Një lajm fantastik ky për të gjithë komunitetin e futbollit. Ka qenë presdenti Armand Duka, i cili nëpërmjet një prononcimi për faqen zyrtare të FSHF-së, ka prezantuar paketën financiare që do të vihet në dispozicion për të ndihmuar klubet.

DEKLARATA E DUKËS PËR PAKETËN FINANCIARE:

“Gjatë kësaj kohe Federata e Futbollit është munduar të jetë afër anëtarëve të saj dhe afër shoqërisë shqiptare për të minimizuar apo për të ulur atë vështirësi të jetës së mbyllur; ndryshimin e mënyrës së të jetuarit nëpërmjet lojrave, konkurseve, apo trajnimeve online për futbollistët për të ruajtur formën e tyre. Federata gjithashtu është solidarizuar me mjekët në Ditën Botërore të Mjekësisë duke u dhuruar mjekëve një bluzë të kombëtares; të gjithë stafeve mjekësore që shërbejnë në vijën e parë që nuk takojnë dot as fëmijët, dhe fëmijëve të tyre nga një top në mënyrë simbolike.

Një pjesë e komunitetit tonë të futbollit, futbollin nuk e ka një pasion, por e ka profesion, me të cilin jeton dhe mban familjen. Por virusi e ka detyruar të mbyllet dhe mos ta ushtrojë. Kështu që Federata është munduar të bëjë ndërmjetësin mes punëtorit sportiv dhe qeverisë shqiptare për të arritur të kompensojë në këto ditë të vështira punonjësit sportivë, futbollistë, zyrtarë etj. Kemi qënë të pasuksesshëm për të bindur qeverinë deri më sot.

Në këto kushte, Komiteti Ekzekutiv i Federatës ka vendosur të miratojë një paketë financiare, në ndihmë të futbollistëve, trajnerëve, arbitrave dhe gjithkujt që është i punësuar në futboll. Kjo paketë financiare parashikon, dhënien e një shpërblimi, rroge, apo ndihme financiare siç mund të quhet, për një periudhë një mujore nga 15 marsi deri në 15 prill, në mënyrë të barabartë me një pagesë prej 30 mijë lekësh të rinj; nëse nuk do të rikthehemi pas 15 prillit, e njëjta paketë do të përsëritet sërish.

Detajet dhe e gjithë pagesa do të bëhet direkt për futbollistët, zyrtarët apo trainerët e futbollit që nuk kanë mundësi të kenë një pagë tjetër, pra që futbollin e kanë profesion, dhe nuk marrin një pagë nga një burim tjetër shtetëror. Federata do t’i shpërndajë direkt pagesat tek individët, në numrat e llogarive bankare, besoj se në mënyrë të shpejtë administrata (e Federatës) duke filluar nga nesër do ta realizojë shpërndarjen e tyre.

Burimi financiar i kësaj pakete, është kontributi i vetë administratës së Federatës, kontributi i stafit të ekipit kombëtar, duke filluar nga traineri i ekipit komnbëtar Edi Reja dhe stafi i tij. Të gjithë pagat e larta në federatë kanë shprehur solidaritetin për t’i përgjysmuar që të plotësojmë këtë buxhet dhe do të merret një kredi financiare, sepse siç dihet kjo është dicka e paparashikuar në buxhetin tonë. Pra edhe një kredi financiare të cilën ne mendojmë ta mbulojmë në buxhetin e vitit të ardhshëm”, deklaroi presidenti presidenti Duka.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: