Connect with Us

Ndeshja ku Haland u bë i famshëm, shënoi 4 gola për 17 minuta

BundesLiga

Ndeshja ku Haland u bë i famshëm, shënoi 4 gola për 17 minuta

Publikuar

-

Erling Haaland sot është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë dhe padyshim më i kërkuari nga skuadrat e mëdha. Sulmuesi norvegjez iu bashkua Borussia Dortmundit nga Red Bull Salzburg në janar dhe ka vazhduar shkëlqimin edhe në Gjermani.

Haaland pëlqehet nga skuadrat më të mëdha evropiane, përfshirë Real Madridin, Juventusin e dy skuadrat nga Manchesteri, City e United. 19-vjeçari shpërtheu në kampionatin norvegjez me Molden, kur kjo skuadër po drejtohej nga trajneri aktual i United, Ole Gunnar Solskjaer.

Kampionati norvegjez filloi me 11 mars, derisa deri më 23 qershor Haaland zhvilloi 13 ndeshje duke shënuar vetëm dy gola. Talenti i madh filloi të kritikohej me të madhe, pasi kishin kaluar gjashtë ndeshje pa shënuar gol dhe në humbiste raste të pabesueshme.

Në javën e 15-të Molde po udhëtonte te lideri i kampionatit Brann, derisa Solskjaer kishte vendosur ta rikthente në formacionin bazë Haalandin, përkundër formës së tij të dobët.

Haaland shkëlqeu duke shënuar katër gola të shpejtë për 17 minuta lojë (4’ 0-1, 13’ 0-2, 15’ 0-3 dhe 21’ 0-4), duke bërë që e gjithë Norvegjia të flas për të. Që nga ajo ndeshja shtatlarti nuk u ndal duke shënuar dhe e përfundoi kampionatin me 12 gola e katër asistime duke u transferuar pastaj te Salzburg për tetë milionë euro.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

VIDEO/ Stërvitje e veçantë për Tomas Myler, e ndjek nga mbrapa një … kalë

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Tomas Myler është mjaft i njohur për tipin e tij mjaft sportiv, teksa herë pas here poston foto dhe video të shumta gallatë dhe që bëjnë ta duan më shumë fansat. Vetëm pak ditë më parë klubi i Bajernit i rinovoi kontratën deri në vitin 2023 Mylerit, i cili është […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

“Ndoshta mund të rikthehem”, ish-futbollisti i Bayernit pendohet që u largua

Publikuar

-

Nga

Vetëm një vit pasi vendosi të varë këpucët në gozhdë, ish-sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Arjen Roben nuk është i bindur krejtësisht për zgjedhjen e bërë dhe po shqyrton mundësinë të rikthehet në fushën e blertë. Holandezi u largua nga futbolli në fund të sezonit të kaluar, pas një karrierë 10 vjeçare me Bajernin, si […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Ministria e Punës në Gjermani: Të luhet futboll me maskë, ndalet loja nëse bie në tokë

Publikuar

-

Nga

Gjermania është vendi i cili e ka marrë me seriozisht idenë e kthimit në fushën e lojës për të mbyllur kampionatet profesioniste në vend. Skuadrat në Gjermani prej javësh janë stërvitur individualisht e tani edhe në grup, pasi synimi është që të zbresin në fushë më 9 maj. Por shteti po tregohet shumë i kujdesshëm […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: