Connect with Us

Do rifillojë në maj, por hidhet ideja e bujshme për ecurinë e Premier Leagues

Premier Liga

Do rifillojë në maj, por hidhet ideja e bujshme për ecurinë e Premier Leagues

Publikuar

-

Futbolli ka kaluar prej disa kohësh në plan të dytë, teksa pandemia globale COVID-19 ka ndryshuar rrënjësisht jetën si e njohim ne, duke rrezikuar edhe jetën e njerëzve.

Klubet janë në pritje për të mësuar datën kur do rikthehen sërish në fushat e blerta, ndërsa po mendohet që koha më e përshtatshme do të jetë në muajin qershor. Megjithatë, sipas asaj që raporton “The Mirror” Premier League mund të nisë në muajin maj, por pa praninë e tifozëve.

Madje media britanike bën me dije se stadiumet mund të mbeten të boshatisura përgjatë gjithë këtij viti, duke bërë kështu që të shohim sërish tifozë vetëm në vitin 2021.
Një vendim i tillë patjetër që do e ndryshonte tërësisht mënyrën se si ne jemi mësuar të  shohim futbollin, ndërsa edhe për futbollistët do të ishte e vështirë të luajnë në një stadium të boshatisur ku mungon atmosfera drithëruese që janë mësuar gjithnjë të përjetojnë.
Arkat e skuadrave do të pësonin një humbje në rast të zbatimit të kësaj ideje, por gjithsesi do të mund të shpëtonin të ardhurat e marra nga të drejtat televizive./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

De Gea drejt largimit, Manchester United i gjen pasuesin

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht rënies në formën e tij, portieri i Mançester Junajtid David De Gea këmbëngul se dëshiron të vazhdojë të luajë me “Djajtë e Kuq”. Vitin e ardhshëm, gardiani spanjoll bën plot 10 vite që kur mbërriti në Mançester nga Atletiko Madridi. Megjithëse gjatë kësaj periudhe kanë qarkulluar shumë lajme se drejtuesit e Mançesterit po mendojnë […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E bujshme/ Thomas Strakosha pranë transferimit te Lazio

Publikuar

-

Nga

Chelsea është duke bërë përpjekje për transferimin e një portieri për ta zëvendësuar spanjollin Kepa Arrizabalaga. Shumë portierë janë në listën e klubit londinez, por vetëm njëri nga ta do të transferohet në Stamford Bridge. Megjithatë, dy gjermanët  janë primarë, por që të dy janë thuajse të paarritshëm. Chelsea ka kthyer sytë tek portierë të […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Klopp kontakton babain e Mbappe, gati transfrimi i bujshëm

Publikuar

-

Nga

‘Reds’ janë gati për lëvizjen e madhe. Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur me babën e Kylian Mbappe, duke shfaqur interesimin e tij për ylllin e PSG. Klopp i ka bërë të ditur prindit të lojtarit se Liverpool janë të interesuar për shërbimet e Mbappe. ‘Le10Sport’ konsideron se ‘Reds’ po përdorin këtë si taktikë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: