BundesLiga
Zbulohet plani i madh për të rifilluar Bundesliga

Bundesliga do të jetë i pari kampionat nga “top 5” që do të rinisë pas pausës nga Coronavirusi.
Plani është bërë me dije nga mediat gjermane, ku thuhet se gjithçka pritet të rifillojë në datën 9 maj.
Sipas asaj që shkruan “Bild”, ky vendim është marrë nga të gjitha ekipet e Bundesligës 1 dhe 2.
Të 36 klubet e dy kategorive më të larta në Gjermani pritet që të kenë rinisur stërvitjet normalisht deri në datën 18-19 prill.
Rreth 3 javë pas rinisjes së stërvitjes do të rinisë edhe futbolli. Ndeshjet do të luhen pa tifozë deri në fund të sezonit, që mund të mbyllet rreth datës 30 qershor.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania