Connect with Us

Befason Gjasula: Nisëm stërvitjen, ja kur do rifillojë Bundesliga

BundesLiga

Befason Gjasula: Nisëm stërvitjen, ja kur do rifillojë Bundesliga

Publikuar

-

Gjermania ka hedhur e para hapin dhe i ka lejuar klubet e futbollit që të stërviten në fushën e blertë. Normalisht që seancat nuk janë të njëjta si më parë, pasi këtë herë kryhen duke ruajtur masat e sigurisë ndaj Covid-19.

Në lidhje me këtë ka folur edhe “gladiatori“ i Kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula. Mesfushori i Paderbornit në “Bundesligë“ ka dhënë një prononcim me gazetarin Edi Manushi në “E Diell”, ku tregon edhe mënyrën se si ekipi i tij po kryen përgatitjet.

Gjasula tregon se për lojtarët do të kryhen vazhdimisht teste për Koronavirusin, ndërsa shprehet optimist për rifillimin e sezonit në Gjermani. Sipas tij shenjat janë të mira për të parë sërish futboll në fillim të majit.

“Të hënën filluam stërvitjen me grupe, gjithnjë me 6 lojtarë dhe një trajer. Kështu që të mos jetë i gjithë ekipi bashkë dhe të ketë vend në fushë që të jesh i distancuar nga lojtarët e tjerë.

Ne kemi bërë 4 dhoma për t’u ndërruar ku janë nga 5-6 lojtarë në çdo dhomë që të mos jenë afër . Tani ne gëzohemi që falë zotit filloi stërvitja prapë. Kjo tregon që situate është liruar pak dhe shpresojmë të vazhdojë kështu.

Një herë e kemi bërë testin deri tani. Vetëm njëri rezlutoi pozitiv, gjithë të tjerët ishim negativ. Tani do të bëhet një rregull ku cdo javë do i bëhen nga 2 ose tre testime lojtarëve dhe trajnerëve për të ditur kush është i prekur apo cila është situata e ekipit.

Më pas ai që do të rezultojë pozitiv do të izolohet për dy javë, por lojtarët e tjerë do të vazhdojnë stërvitjen se nuk qendrojnë afër njëri-tjetrit dhe nuk e transmetojnë virusin. Kur do të fillojë ndeshja e parë? Unë besoj se në fillim majit“, ka deklaruar Klaus Gjasula./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

VIDEO/ Stërvitje e veçantë për Tomas Myler, e ndjek nga mbrapa një … kalë

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Tomas Myler është mjaft i njohur për tipin e tij mjaft sportiv, teksa herë pas here poston foto dhe video të shumta gallatë dhe që bëjnë ta duan më shumë fansat. Vetëm pak ditë më parë klubi i Bajernit i rinovoi kontratën deri në vitin 2023 Mylerit, i cili është […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

“Ndoshta mund të rikthehem”, ish-futbollisti i Bayernit pendohet që u largua

Publikuar

-

Nga

Vetëm një vit pasi vendosi të varë këpucët në gozhdë, ish-sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Arjen Roben nuk është i bindur krejtësisht për zgjedhjen e bërë dhe po shqyrton mundësinë të rikthehet në fushën e blertë. Holandezi u largua nga futbolli në fund të sezonit të kaluar, pas një karrierë 10 vjeçare me Bajernin, si […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Ministria e Punës në Gjermani: Të luhet futboll me maskë, ndalet loja nëse bie në tokë

Publikuar

-

Nga

Gjermania është vendi i cili e ka marrë me seriozisht idenë e kthimit në fushën e lojës për të mbyllur kampionatet profesioniste në vend. Skuadrat në Gjermani prej javësh janë stërvitur individualisht e tani edhe në grup, pasi synimi është që të zbresin në fushë më 9 maj. Por shteti po tregohet shumë i kujdesshëm […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: