La Liga
“Mbappe kishte arritur akordin me Realin, por e prishi gjithçka koronavirusi”

Real Madrid dhe Mbape janë të e destinuar që një ditë të bashkohen. Francezi prej kohësh e ka shprehur admirimin e tij ndaj klubit spanjoll për të cilin ka bërë tifo që në fëmijëri. Para disa javësh u lajmërua se edhe Barcelona është hedhur në sulm për shërbimet e tij, por babai i Mbape është përgjigjur se nëse djali i tij shkon në Spanjë do e bëjë vetëm për Real Madridin.
Mbi trabsferimin e Mbape te Reali ka më shumë informacion ish-lojtari i PSG dhe njeri i afërt me klubin parzien, Zherom Roten. Në një intervistë për mediet franceze ish-mesfushori ka deklaruar me siguri se Mbape kishte marrëveshje me Realin për trabsferimin këtë verë në Madrid, por përhapja e koronavirusit anuloi gjithçka.
“E di nga informacione të sigurta se Mbape dhe Real Madrid kishin arritur praktikisht akordin mes tyre. Por, ajo që po ndodh në botë do e shtyjë transferimin e lojtarit në Madrid. Nuk ka shanse që ai të qëndrojë te PSG apo të rinovojë kontratën. Palët kanë arritur një marrëveshje, Mbape do të largohet në verë nga PSG, është thjesht çështje kohe”, tregoi 42-vjeçari. /vipsport.al/