BundesLiga
E do gjithë Europa, ylli Dordmundit tregon ku do luajë sezonin e ardhshëm

Sadon Sanço është një nga lojtarët më të mirë te Dormtundi, me të cilët ka treguar gjithmonë një formë në rritje.
Pikërisht për këtë në gjurmët e sulmuesit anglez janë vënë skuadra të mëdha si Real Madridi, Mançester Junajtid dhe Çelsi. “Djajtë e Kuq” e duan me çdo kusht në ekip futbollistin dhe janë gati të bëjnë një sforco ekonomike për të.
Një kalim te ekipi i Solskajer e ka “konfirmuar” edhe vetë futbollisti. Sanço ishte në live në “Instagram” ditën e djeshme, ku ai mund të ketë treguar edhe të ardhmen e tij.
Një nga ndjekësit i shkruan atij: “Nëse shkoni të Junajtid, pi pak ujë”, she pikërisht këtë bën edhe futbollisti që tashmë ka bërë të gjithë mediat të flasin për kalimin e tij te Junajtid.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania