Connect with Us

Gjasula tregon si është të stërvitesh në kohën e koronavirusit

BundesLiga

Gjasula tregon si është të stërvitesh në kohën e koronavirusit

Publikuar

-

Në Gjermani, pavarësisht se nuk e kanë fituar luftën ndaj COVID-19, në krahasim me vendet e tjera europiane si Italia, Franca e Britania e Madhe, kanë ditur ta mbajnë disi të kontrolluar virusin. Ndaj, në këtë aspekt edhe aktiviteti i futbollit po merr masat për të qenë gati kur të vendoset për të rifilluar.

Klubet kanë nisur stërvitjen në fushë, teksa i ndajnë lojtarët në grupe për të respektuar masat e marra e për të evituar grumbullimin. Një ditë stërvitje në këto kushte na e tregon mesfushori i kombëtares, Klaus Gjasula. Në një intervistë për Top Channel, Gjasula shprehet se ndahen në grupe me nga gjashtë lojtarë dhe një trajner. Ndërkohë, në qendrën stërvitore duhet të jenë 20 minuta para për të dizinfektuar duart.

“Të hënën filluam stërvitje në grupe me nga 6 lojtarë dhe një trajner që mos të jemi të gjithë bashkë e në fushë të ketë distancë. Gjithashtu kemi edhe 5 dhoma zhveshje ku ndërrohen 5-6 lojtarë e gëzohemi që na fillojë stërvitja. Në kanë bërë vetëm njëherë analizat e përveç njërit që ishte pozitv e më pas doli negative. Tani do të bëhet një rregulli i ri ku do të bëhen 2-3 testime në javë lojtarëve dhe trajnerëve për të parë cili mund të jetë I infektuar. Nëse dikush del pozitiv do të qendrojë në shtëpi për 14 ditë, ndërsa pjesa tjetër do të vazhdojë punën normalisht”.

Kur mendon se do të rinisi futbolli në Gjermani? “Unë besoj se do të rifillojmë në fillim të majit”.
Si është një ditë stërvitje? “Duhet të jemi në qendrën stërvitore 20-30 minuta para. Sa hyjmë dizifektojmë duart dhe futemi në dhomat tona për t’u zhveshur e më pas do të shkojmë në fushë së bashku me 5 lojtarët e tjerë që janë në dhomën time. Aty presim trajnerin dhe fillojmë stërvitje të distancuar nga të tjerët. Asnjëherë nuk janë dy grupe në fushë, por e bëjnë me radhë, gjithashtu edhe në dush nuk duhet të jenë më shumë se dy persona. Pastaj, të gjithë në shtëpi dhe klubi na shkruan dietën që duhet të përdorim për të konsumuar për të ngrënë”.

Karantina? “Tani nuk jam në karantinë. Kam qendruar dy javë brenda, por tani është e kaluar dhe pas testit që kam bërë që ka dal negativ mund të dal lirisht. Tani çdo gjë është mbyllur, por mund të shkojë në supermarket. Besoj se kjo karantina ka edhe një të mirë pasi të gjithë ata burra që nuk kanë pasur kohë të rrinë me familjen e tyre tani e kanë mundësinë. Nëse në këtë situate, nëse të thërret kombëtarja për grumbullim, klubi nuk të jep leje pasi është një situatë mjaft delikate”, tha Gjasula. /VipSport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

VIDEO/ Stërvitje e veçantë për Tomas Myler, e ndjek nga mbrapa një … kalë

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Tomas Myler është mjaft i njohur për tipin e tij mjaft sportiv, teksa herë pas here poston foto dhe video të shumta gallatë dhe që bëjnë ta duan më shumë fansat. Vetëm pak ditë më parë klubi i Bajernit i rinovoi kontratën deri në vitin 2023 Mylerit, i cili është […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

“Ndoshta mund të rikthehem”, ish-futbollisti i Bayernit pendohet që u largua

Publikuar

-

Nga

Vetëm një vit pasi vendosi të varë këpucët në gozhdë, ish-sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Arjen Roben nuk është i bindur krejtësisht për zgjedhjen e bërë dhe po shqyrton mundësinë të rikthehet në fushën e blertë. Holandezi u largua nga futbolli në fund të sezonit të kaluar, pas një karrierë 10 vjeçare me Bajernin, si […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Ministria e Punës në Gjermani: Të luhet futboll me maskë, ndalet loja nëse bie në tokë

Publikuar

-

Nga

Gjermania është vendi i cili e ka marrë me seriozisht idenë e kthimit në fushën e lojës për të mbyllur kampionatet profesioniste në vend. Skuadrat në Gjermani prej javësh janë stërvitur individualisht e tani edhe në grup, pasi synimi është që të zbresin në fushë më 9 maj. Por shteti po tregohet shumë i kujdesshëm […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: