Connect with Us

Futbolli në krizë, mbetet e paqartë situata e Jasir Asanit

Sport

Futbolli në krizë, mbetet e paqartë situata e Jasir Asanit

Publikuar

-

Jasir Asani u largua në merkaton e janarit nga Partizani, për të kaluar në formën e huazimit te skuadra suedeze e AIK-ut, me këta të fundit që kanë të drejtën e blerjes së futbollistit.

Megjithatë e ardhmja e sulmuesit në këtë klub është ende e paqartë, për shkak të situatës së vështirë nga Koronavirusi që ka pushtuar të gjithë botën.

Për këtë ka folur edhe menaxheri i lojtarit, Aleksandër Jovkov, i cili është shprehur se do të ketë bisedime për lojtarin muajin e ardhshëm ku do të vendoset se çfarë do të ndodhë. “Unë pres që të kemi bisedime me klubin muajin tjetër, pasi kështu ka vendosur edhe klubi, diçka të cilën unë nuk e kuptoj te ky klub. Është një situatë shumë e vështirë.

E respektoj maksimalisht AIK-un, jam këtu për të pasur bisedime me këtë klub. Unë flas me Jasirin çdo ditë, ai dëshiron të qëndrojë. Ai është një djalë shumë i mirë, punon shumë dhe mundohet të bëjë më të mirën e mundshme në këtë situatë të vështirë që ndodhemi.

Atij i pëlqen Stokholmi, Suedia dhe AIK-u, por ne do të shohim se çfarë do të ndodhë. Asani refuzoi disa oferta që ishin në drejtim të tij, kjo për shkak se dëshironte të vinte këtu me çdo kusht.”, u shpreh Jovkov.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: