Connect with Us

Befason presidenti që e përjashtoi nga skuadra: Ja çfarë më kërkoi Lenjani

Sport

Befason presidenti që e përjashtoi nga skuadra: Ja çfarë më kërkoi Lenjani

Publikuar

-

Situata e Ermir Lenjanit ka ndryshuar shpejt brenda pak ditësh. Deri një javë më parë, futbollisti i përfaqësueses shqiptare ishte i përjashtuar nga klubi i tij dhe mes katër rrugëve në pritje të një gjyqi të gjatë në FIFA. Sot, Lenjani e sheh përsëri veten si pjesë të Sionit, e në mënyrë të çuditshme, edhe pranë firmës për rinovimin e kontratës.

Lenjani ishte mes 9 lojtarëve që u përjashtuan nga Kristian Konstantin, presidenti i SIonit, pasi refuzuan që të kalonin në asistencë shtetërore gjatë përiudhës së ndalesës për shkak të koronavirusit.

Pas disa ditësh ku ata kërcënuan se do të shkonin në FIFA për këtë trajtim që u ishte bërë, pak nga pak ndryshuan mendje dhe 4 prej tyre kanë pranuar ofertën e klubit. Ka qenë vetë Konstantin i cili zbuloi se përveç kësaj kërkese, Ermir Lenjani ishte kthyer me idenë që të rinovonte marrëveshjen me këtë skuadër ku është titullar i paprekshëm dhe një ndër lojtarët më të mirë.

“Unë kisha një strategji, ose ata thoshin “po” dhe tregonin përkushtimin ndaj klubit, ose thoshin “jo”. Unë ndava grupin e lojtarëve me sjelljen time, tani të gjithë, përveç 5 lojtarëve, pranuan propozimin për asistencë shtetërore. I fundit, Ermir Lenjani, i cili edhe do që të zgjatë bashkëpunimin me klubin”, tha Konstatin.

Lenjani nënshkroi tre vite më parë me Sionin dhe pas shumë peripecish arriti të konfirmohej si një titullar në radhët e skuadrës ku për herë të parë e afroi Paolo Tramexani. Kontrata e lojtarit përfundonte këtë edicion e duket se 30-vjeçari nuk mendon të ndryshojë përsëri, por të mbetet aty ku di mirë se çfarë kontributi mund të japë. /vipsport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: