Connect with Us

Befason Reja: Nëse nuk mjafton vetëm rroga, jap edhe tjetër ndihmë

Kombëtare

Befason Reja: Nëse nuk mjafton vetëm rroga, jap edhe tjetër ndihmë

Publikuar

-

Koronavirusi ka pezulluar gjithçka, teksa përjashtim nuk mund të bënte as futbolli, i cili gjithashtu është pezulluar dhe ende nuk dihet se kur do të rinisë.

Italia është një nga vendet më të prekura, ku janë regjistruar edhe viktima të shumtë. Trajneri i Kombëtares, Edi Reja prej 40 ditësh është i izoluar në shtëpinë e tij, teksa në një prononcim të dhënë për “A2News”, ka treguar se si po e përjeton këtë situatë shumë të vështirë. Gjithashtu italiani tha se dhurimi i një pjese të pagës së tij ishte detyrim për ata që jetojnë me futbollin

“Situata është ajo që po përjetojnë të gjithë, natyrisht e vështirë. Dal vetëm një apo dy herë në javë për të blerë ushqimet që nevojiten. Fatmirësisht kam shtëpi me kopsht dhe arrij të qëndroj pak më tepër në ajër të pastër. Mendoj për ata persona që jetojnë në apartamente dhe e vuajnë më tepër, por gjithsesi jemi në vështirësi.

Pas një apo një muaji e gjysmë nuk do të jetë e thjeshtë të rigjehet gjendja fizike. Për të rifilluar duhet bërë përgatitja e duhur dhe më pas të mendohet për ndeshjet. Futbolli nuk mund të nisë menjëherë pas një javë, sepse kjo do të përbënte një rrezik të madh për lojtarët, të cilët mund të dëmtohen

Dhurimi i një pjese të pagës ishte një detyrim, sepse ka persona që jetojnë vetëm me futbollin dhe nuk kanë një punë të dytë. U munduam të bënim diçka të vogël në ndihmë të komunitetit. Nuk e kam bërë vetëm unë, por në bashkëpunim me të gjithë stafin tim dhe e kam për kënaqësi.

Nëse do të jetë e nevojshme, do të përpiqemi të japim një tjetër ndihmë. Flas shpesh me djemtë e Kombëtares për të mësuar gjendjen e tyre, edhe pse thuajse të gjithë janë në shtëpi, aty ku vijojnë stërviten. Në Itali thuhet se do të nisin përgatitjet rreth datës 20,21 apo 22, për të synuar që rreth muajit maj të jenë gati për të rinisur kampionatin, edhe pse nuk dihet me saktësi kur do të jetë e mundur”, tha Reja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: