Connect with Us

Çekiçin e kërkon Arsenali/ Bushi me fjalë të mëdha: Shqipëria ka pak lojtarë si ai

Kombëtare

Çekiçin e kërkon Arsenali/ Bushi me fjalë të mëdha: Shqipëria ka pak lojtarë si ai

Publikuar

-

Sirena vërtet të zhurmshme ishin ato që erdhën nga Sllovenia për Endri Çekiçin. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për aftësitë e mëdha që zotëron ky lojtar, por mbërritja në pikën që të kërkohet nga Arsenali ishte vërtet e papritur.

Vlerësime të mëdha vijnë edhe nga trajnerët shqiptarë dhe të Kombëtares për të, ndërsa e kanë stërvitur dhe e kanë parë nga afër. Pasi ishte Redi Jupi që dha opinionet më të mira për “Sport Ekspres” sa i përket Çekiçit, ndërsa e kishte pasur më herët te Shqipëria U-21, këtë herë kemi marrë një prononcim nga trajneri aktual i Shpresave.

Alban Bushi është shprehur se Shqipëria ka pak lojtarë të tipi Çekiçi, madje duke bërë edhe një parashikim që do të kthehet në faktor për Kombëtaren.

“Çekiçi ka qenë nga talentet më të mëdha dhe lojtari më me prespektivë përpara disa vitesh. Te Dinamo e Zagrebit nuk kishte mundësitë që të shpaloste ato vlerat që zotëronte. Por gjithsesi gjithmonë e ka dëshmuar për mendimin tim se është talent. Kënaqem dhe më bëhet qefi kur e shoh që ka ardhur në ditët e tij më të mirë. Një lojtar me karakteristika shumë të mirë që faktikisht Shqipëria i ka të pakët këtë lloj stili të lojtarit. Nëse vazhdon me këto ritme, do të bëhet faktor edhe në Kombëtaren e Shqipërisë”, tha Bushi për “Sport Ekspres”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: