La Liga
Plani i ri i Federatës Spanjolle, Manaj do të luajë me Barcelonën direkt në play-off

Ajo që ishte një garë e ndezur për të shkuar drejt La Liga 2, në teori është bërë shumë më e thjeshtë për Rei Manajn dhe Barcelona B. Sulmuesi iu bashkua katalanasve në janar me objektivin për t’i ndihmuar që të ngjiten në kategorinë e dytë e tani plani i ri i Federatës Spanjolle ia ka shkurtuar punën.
Sipas mediave spanjolle, institucioni ka planifikuar që me përjashtim të dy kategorive të para, po mendon që të ngrijë renditjet aktuale dhe të zhvillojë vetëm sistemin play-off për ngjitjen, duke anulluar për këtë vit rënien. Kështu, do të ketë më pak të pakënaqur dhe klubet që nga kategoria e tretë e më poshtë do të pranojnë këtë zgjidhje që minimizon rreziqet e që u jep kohë që të përgatiten për daljen nga situate e krizës në sezonin e ardhshëm.
Kështu, në grupin 3 të Segunda B, ku gjendet edhe ekipi i dytë i Barcelonës, gara do të jetë mes katalanasve, Kastejon që gjendet në vendien e parë në renditje me një pikë më shumë, si dhe Sabadel e Kornela që i ndjekin. Play-off për të nxjerrë emrin e skuadrës së parë që do të ngjitet në La Liga 2, do të zhvillohet me ndeshje teke, pra Barcelonës B i nevojitet që të fitojë këta dy sfida të radhës për të arritur objektivin e klubit. Kjo është një mundësi e mirë për Manajn për të rënë në sy e për t’u ngjitur shumë shpejt në kategorinë e dytë spanjolle, ku sigurisht luhet futboll më cilësor dhe ka më shumë konkurrencë se sa në ligën e tretë. /vipsport.al/