Connect with Us

Shehi i del kundër Takajt: Nuk mund të mbyllet tani kampionati

Sport

Shehi i del kundër Takajt: Nuk mund të mbyllet tani kampionati

Publikuar

-

Orges Shehi mendon se kampionati duhet të mbyllet në fushë dhe jo të merret vendim për t’u bazuar te renditja aktuale. Trajneri i Kukësit i ka dhënë në një farë mënyre një përgjigje presidentit të Skënderbeut, Ardjan Takaj, i cili pati thënë se vazhdimi i javëve të mbetura nuk ka më asnjë vlerë në këtë krizë që ka kapluar futbollin shqiptar.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, durrsaku i pankinës prek disa tema, duke filluar nga çështja e rrogave në kampin verilindor, te stërvitja “online” dhe deri të ngujimi i sulmuesit Shkurtaj në Spanjë.

U bë një muaj që jeni të izoluar, si po e përballoni këtë situatë dhe a ka pasur ndonjë shqetësim te Kukësi sa i përket koronavirusit?

Po kalon një muaj në izolim. Ditët e para ishin të vështira, sepse ishim në një situatë të pajetuar më parë, por pastaj fillova të organizoj punën, si personale, por edhe në grup me skuadrën. Fatmirësisht te Kukësi muk ka asnjë problem në këtë situatë pandemie.

Si po e organizoni stërvitjen “online”?

Stërvitjen “online” e kam organizuar në grupe, duke ndarë detyrat. Unë kam “online” grupin e lojtarëve që është në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa ndihmësi im, Hallaçi, ka grupin e çunave më të rinj të ekipit. Ata lojtarë që banojnë në Tiranë, janë nën kujdesin e përgatitësit atletik, Vullnet Manushi. Pastaj, çdo mbrëmje më sjellin mua punën e bërë dhe kontrolloj gjithçka.

A mund të ndodh në Shqipëri si në disa vendet e tjera të Europës, ku ekipet stërviten normalisht, por me grupe me nga 6 lojtarë për të respektuar distancimin social në këtë periudhë virusi?

Unë mendoj se pas disa ditësh, gjithnjë nëse situata është nën kontroll, edhe ne mund të na lejojnë të stërvitemi në grupe. Megjithatë, kjo është në varësi të kushteve që vendosin autoritetet.

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka deklaruar për “Panoramasport.al”, se vazhdimi i kampionatit nuk ka më asnjë vlerë dhe duhet mbyllur me këtë renditje. Keni një koment për këtë ide nga ish-bashkëpuntori juaj në Korçë?

Kurrësesi nuk dëshiroj të mbyllet kampionati tani. Ne kemi objektivat tona dhe ka edhe shumë pikë në lojë. Deri në fund të kampionatit, çdo ekip të marrë atë pozicion që meriton, por ta marrë duke luajtur në fushë. Ky është mendimi im për garën.

Sa do të ndikojë në gjendjen e lojtarëve rinisja e kampionatit në fundin e muajit maj ose fillimin e qershorit?

Do të kemi disë ditë në dispozicion për t’u stërvitur me skuadrën përpara se të rifillojë kampionati. Sigurisht do të ketë ndikim, sepse do të luajmë me një kalendar të ngjeshur dhe në kohë vere. Por, e rëndësishme është të kthehemi të luajmë dhe të stërvitemi.

Çfarë po ndodh me Shkurtajn?

Siç e dini, Shkurtaj ndodhet në Spanjë dhe jo më larg se dje, isha në kontakt me të. Sa të lirohen pak masat, lojtari do të kthehet në Shqipëri. Ai shkoi për rikuperim pas dëmtimit, por ndodhi koronavirusi që vuri gjithë botën në vështirësi për të lëvizur.

Ju shqetëson situata financiare në skuadër?

Kaq kohë sa jam në drejtim të Kukësit, nuk besoj se ka probleme financiare. Thjesht ka qenë kjo situata e pandemisë që ka sjell përshtjellim.

Në ato dy ndeshje që drejtove skuadrën deri para ndërprerjes së kampionatit, kush është pengu juaj më i madh që keni?

Në dy ndeshjet që drejtova Kukësin, ishte koha e paktë me ekipin në dispozicion. Në gjashtë ditë kishim dy ndeshje dhe do të doja të kisha pak ditë më shumë në dispozicion për ta përgatitur ekipin sipas ideve të mia, por edhe mungesat ndikuan shumë. Në të dyja ndeshjet kam qenë me mungesën e gati 40 % të ekipit prej dëmtimeve dhe kartonëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: