La Liga
Befason sulmuesi i Barcelonës: Mesi mund të bëjë gjithçka, ama unë jam më i shpejtë

Sulmuesi i Barcelonës, Martin Breithueit ka bërë një deklaratë befasuese këtë të mërkurë, teksa thotë se ai është më i shpejti te skuadra e Barcelonës, duke lënë pas në këtë mënyrë dhe yllin Lionel Mesi.
Gjithsesi, danezi foli me fjalët më të mira të mundshme për 6 herë fituesin e Topit të Artë, duke u shprehur se nuk ka asgjë që ky i fundit nuk arrin ta bëjë. Këto dy deklarata u bënë gjatë përgjigjeve që ai i dha pyetjeve të ndryshme të fansave në faqen e Barcelonës në Twitter.
-A ka ndonjë gjë që nuk mund të bëjë Mesi? Nëse ka, atëherë unë nuk kam arritur ta shoh akoma.
-Lojtari më i shpejtë i Barcelonës? Me atë po flisni.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania