Connect with Us

Kur do rifillojë futbolli? Rama: Hyn te rrezikshmëria e lartë, hajde ta bëjmë si Bayerni i Mynihut

Sport

Kur do rifillojë futbolli? Rama: Hyn te rrezikshmëria e lartë, hajde ta bëjmë si Bayerni i Mynihut

Publikuar

-

Edi Rama është i ftuar në emisionin “Opinion” teksa është duke folur për situatën në Shqipëri për shkakun e Koronavirusit. Këtu po flitet më në veçanti për masat lehtësuese që priten të ndërrmeren në vendin tonë, duke u shoqëruar edhe me penalizime shumë më të ashpra.

Kështu kryeministri i Shqipërisë ka treguar se me miratimin e këtyre ligjeve të reja nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, për të ndëshkuar më rëndë të pabindurit, atëherë do të nisen lehtësimet për bizneset. Ato janë të përfshira në tre shtresa të ndryshme sipas rrezikshmërisë, ndërsa futbolli përfshihet tek e fundit. Pra koha e kthimit të aktivitetit sportiv nuk do të jetë shumë e afërt.

“Atëherë ne kemi punuar për një plan të veçantë sa i përket lehtësimet të bizneseve dhe masave që kemi ndërrmarë. Këtu do të futen në fuqi sapo të miratohen edhe masat e reja dhe ligjet nga presidenti Meta. Me shumë mundësi java e ardhshme do të jetë përgatitore për ata që do të hapen të parët, bizneset me rrezikshmëri të ulët. Më pas do të hapen aktivitetet e biznesit me rrezikshmëri të mesëm dhe me rrezikshmëri të lartë. Te kjo e fundit futen edhe aktivitetet sportive dhe ato ç’lodhëse.

Sa i përket afatit se kur mund të hapen këto bizneset me rrezikshmëri të madhe, mund të them se nuk dua që të tregohem optimist këtu, megjithëse e di që njerëzit preferojnë të dëgjojnë këto kohë një gënjeshtër të bukur më shumë sesa një të vërtetë të hidhur. Ne do ta bëjmë si Austria dhe jemi vetëm 10 ditë larg tyre. Me njërën dorë jemi te frenat dhe sapo numrat të përkeqësohen gjatë hapjes, atëherë do i tërheqim. Mos shikoni shumë vendet e tjera, ne jemi një skuadër si e jona që është modeste. Jo të thoni që jo po hajde ta bëjmë si Barcelona tani, hajde ta bëjmë si Bajerni i Mynihut”, ka thënë Rama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: