Connect with Us

Nuk mori Rashicën në Europian, Lala: Nuk kam lënë gjë pa i thënë De Biazit

Kombëtare

Nuk mori Rashicën në Europian, Lala: Nuk kam lënë gjë pa i thënë De Biazit

Publikuar

-

Edhe sot e kësaj dite, katër vjet më vonë, vazhdon të diskutohet shumë zgjedhje e trajnerit Xhani De Biazi për të lënë jashtë Europianit një futbollist si Milot Rashica. Në atë kohë sulmuesi sapo ishte afruar te kuqezinjtë, kishte treguar cilësitë e tij mirëpo tekniku italian mendoi se ishte mirë që t’i siguronte një vend në Francë atyre që kishin kontribuar më shumë te kuqezinjtë.

Së fundmi, menaxheri i Rashicës, Altin Lala në një intervistë për emisionin “Interaktiv”, thekson për shkak të atij vendimi nuk ka lënë gjë pa i thënë De Biazit, ndërsa sa herë e takon e shan dhe vetëm e shan, sigurisht me shaka. Ndër të tjera, Lala beson se nëse Shqipëria do kishte marrë Rashicën në Europian, atëherë do ishte një çerekfinaliste.

“Nëse Rashica do të merrej në Europian, nuk do të kishte më mundësinë që të shkonte te Kosova. Kur nuk e mori Shqipëria, unë i thashë Milotit që vendos me zemër. Ne të gjithë e duam Shqipërinë dhe Kosovën se jemi një. Në të ardhmen shpresojmë që të luajmë për një Kombëtare. Që të luajmë të gjithë bashkë. Vendimi i De Biazit për të lënë jashtë Rashicën në Europian? Nuk kam lënë gjë pa i thënë, nuk mund t’i them këtu në televizor, e kam sharë. Miloti ishte në atë kohë shumë mirë, madje kam menduar që jo vetëm do të grumbullohej në Europian, por edhe do të luante aty. Isha shumë i surprizuar me atë vendim për ta lënë jashtë.

Në atë moment ishte lojtari më i mirë që kishte shqiptaria duke parë golat që kishte bërë te Vitese. Për më tepër duke parë Shqipërinë që luante me stilin italian të mbrojtjes, me një lojtar të shpejtë si Miloti, do të shkonte në çerekfinale. Ishte një vendim i gabuar. Po e kam takuar De Biazin edhe në Shqipëri kur luajtëm me Greqinë, Italinë dhe Turqia për të ndihmuar njerëzit që u prekën nga tërmeti. E takova dhe prapë e shava, sa herë e takoj vetëm e shaj. Sigurisht që me shaka dhe i them që nuk merr vesh nga futbolli, nga futbolli i luajtur gjithmonë se me mbrojtjen është mirë ai”, u shpreh Lala. /VipSport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: