Connect with Us

Probleme për Keidi Baren, mund të detyrohet të mos luajë pas 30 qershorit

La Liga

Probleme për Keidi Baren, mund të detyrohet të mos luajë pas 30 qershorit

Publikuar

-

Keidi Bare është padyshim një prej futbollistëve shqiptarë më të spikatur të sezonit 2019-2020. Mesfushori shtatshkurtër brenda pak kohësh u kthye në një nga lojtarët më të vlerësuar në La Liga 2 dhe fitoi një vend titullari në radhët e përfaqësueses shqiptare nën drejtimin e Edi Rejas. U deshën një dëmtim dymujor e më pas një pandemi që të ndalonte hapin e tij, në një periudhë kur skuadrat e La Liga kishin hedhur sytë nga lojtari dhe po synonin që ta afronin në merkaton e verës.

E ndërsa Bare bëhej gati të kthehej përsëri protagonist, shtyrja e kampionatit për shkak të pandemisë mund të komplikojë disi planet e tij. Në Spanjë nuk dihet ende se kur do të rifillojë futbolli, por ajo që është e sigurt, është fakti se do të shtyhet gjithçka përtej qershorit, me ndeshje që do të luhen në korrik nëse do të synohet që kampionatet të mbyllen në fushën e lojës.

Për fat të keq, situata që ka Malaga mund të detyrojë atë që të luajë deri në një date të caktuar, 30 qershor. Pas kësaj date, kontrata e tij si futbollist i akademisë, siç është i regjistruar ai deri tani, kthehet në një kontratë profesionisti e si rrjedhojë, edhe rroga e tij duhet të ndryshojë sipas kushteve të vendosur nga La Liga për rrogat minimale. Por Malaga e ka të ndaluar ta bëjë një gjë të tillë, pasi ka kaluar tavanin e lejuar të rrogave për këtë sezon dhe si rrjedhojë, Bare do të jetë i detyruar që të mos aktivizohet në ndeshje pas datës 30 qershor, deri me fillimin e sezonit të ri.

Te Malaga shpresojnë që La Liga të bëjë një përjashtim, pasi edhe lojtarë të tjerë janë në të njëjtën situatë me Baren e kështu do ta kishin të vështirë që të hidhnin në fushë një formacion konkurrues pas datës 30 qershor. Drejtuesit konfirmuan se po presin udhëzime se si duhet vepruar në këtë situatë dhe nëse kërkesa e tyre do të merret parasysh, duke llogaritur edhe se Bare është një prej elementëve më të spikatur të ekipit. /vipsport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Lajm i keq, rikthimi i La Ligës duket i pamundur

Publikuar

-

Nga

Nëse Bundesliga po bëhet gati të kthehet në fushë, e Seria A shpreson që shumë shpejt të ketë dritën e gjelbër, në Spanjë nuk janë edhe aq të sigurt se mund të luajnë këtë sezon. Ministri i Shëndetësisë, Salvador Ijia, ka shpjeguar se nuk mund të shprehet për momentin rreth kësaj teme, pasi futbolli nuk […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Qëndroi vetëm një vit, por ishte i pamëshirshëm për kundërshtarët/ Shijoni 47 golat e fenomenit me fanellën e Barcelonës

Publikuar

-

Nga

Adhuruesit e vjetër të Barcelonës ende vazhdojnë ta kujtojnë me mall brazilianin Ronaldo. Legjenda braziliane qëndroi vetëm një vit në Camp Nou, kur Barcelona e transferoi në vitin 1996 nga PSV Eindhoven për 15 milionë euro. Por në vitin e tij të vetëm në kataluni, Ronaldo shkëlqeu duke treguar se është një nga sulmuesit më […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

La Liga pa tifozë deri në vitin 2021

Publikuar

-

Nga

Në pjesën më të madhe të Evropës skuadrat kanë filluar apo po mendojnë të rinisin stërvitjet, për t’u rikthyer në fushë dhe vazhdojnë pjesën e mbetur të sezonit. UEFA ka mbështetur idenë e rikthimit të futbollit, duke u kërkuar federatave që të përfundojnë sezonin të paktën deri në fund të korrikut, dhe muaji gusht të […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: