Connect with Us

“Ëndërroj titullin botëror në një stadium të mbushur plot me flamuj shqiptarë”

Sport

“Ëndërroj titullin botëror në një stadium të mbushur plot me flamuj shqiptarë”

Publikuar

-

Florian Marku është një nga sportistët shqiptarë më të suksesshëmtë momentit. Ai është i detyruar të qëndrojë në shtëpi në këtë periudhë pandemie, ndërkohë që vazhdon stërvitje normalisht Për shkak të izolimit, Marku, ka më shumë kohë në dispozicion, teksa një pjesë të sajën e kalon duke bashkëbiseduar me fansat në rrjetin social “Instagram”.

Nëpërmjet lidhjes live, ndjekësit i bënin pyetje Markut, teksa ai nuk nguronte të përgjigjej, duke zbuluar detaje tepër interesante gjatë këtij bashkëbisedimi. Ai tregon se nuk do rikthehet të ndeshet sërish në kafaz, kjo si pasojë e operimit të dy duarve që i shkakton vështirësi në mundje. Sakaq, lushnjari zbulon edhe ëndërrën e tij e cila është mbrojtja e titullit botëror në një stadium të mbushur me flamuj shqiptarë.

JO MË NDESHJE NË MMA – “Nuk do të bëj më ndeshje në kafaz, pasi kam operuar të dyja duart dhe kam pasur vështirësi të bëj mundje. Kisha shumë probleme me duart dhe nuk i mbyllja dot normalisht.”

HAPAT E PARA TË KARRIERËS NË GREQI- “Në Greqi e kam nisur boksin dhe ka 16 vite që po e ushtroj këtë sport. Të them të vërtetën e dua atë vend, më pëlqen. Në çdo ndeshje që kam bërë atje, kurrë nuk e kam mohuar origjinën time. Jam krenar që jam shqiptar dhe flamurin tonë e kam pasur në krah. Kështu do vazhdoj deri kur të mbyll karrierën. Atje e kam fituar çdo ndeshje, nuk kam arsye të kthehem. Nuk është se kam marrë ndonjë ofertë të mirë”.

ËNDRRA E MADHE- “Kam dëshirë shumë, që kur të fitoj një titull botëror, të kthehem në Shqipëri dhe të ndeshem në një stadium futbolli. Aty do doja ta mbroja titullin, ajo është ëndrra ime, ta mbroj titullin botëror në një stadium të mbushur me flamuj shqiptarë”.

LIDHJA E NGUSHTË ME BOKSIN – Veç boksit nuk di gjë tjetër, as jetë nate, as dalje. Jam i lumtur me jetën që e kam. Dashtë Zoti bëhem shqiptari i parë kampion bote. Shqipëria nuk e ka pasur kurrë një të tillë.

Kemi pasur Luan Krasniqin, që i shkoi shumë pranë. Ai ka qenë shqiptari më i suksesshëm në atë kohë. Po ashtu kemi edhe Robin Krasniqin, shumë i suksesshëm, ka fituar titullin kampion Europe. Por nuk kemi pasur kurrë  një kampion bote. Dashtë Zoti i madh të bëhem unë dhe të nderoj vendin tonë, duke ia treguar flamurin shqiptar gjithë botës”.

MBËSHTETJA E SHQIPTARËVE- “Të them të vërtetën unë i kam qejf të gjithë shqiptarët dhe e kam ndjerë mbështetjen, si me futbollistët tanë, me Granit Xhakën, vëllanë e tij Taulantin, Shkodran Mustafin, Eros Grezdën, Ergys Kaçen, Xherdan Shaqirin. Të gjithë më kanë përkrahur. Jo vetëm ata, por edhe artistët dhe çdo shqiptar tjetër anembanë botës. E duam njëri-tjetrin dhe duam ta shohim sa më lart njëri-tjetrin”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: