Premier Liga
Klopp tregon si e kalon karantinën: Laj enët dhe bëj vezë

Si shumë njerëz të tjerë, edhe trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop është i izoluar në shtëpinë e tij, kjo për shkak të përhapjes së Koronavirusit.
Në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të klubit, trajneri gjerman ka zbuluar se tashmë ka mësuar të bëj gjëra që më parë as nuk ia u kishte idenë se si bëheshin.
“Unë tani në shtëpi jam përgjegjësi për larjen e enëve. Gjithashtu kam mësuar shumë mirë makinën. Për herë të parë në jetën time kam bërë edhe vezë!
Unë jam 52 vjeç dhe nuk kam mësuar të lidh kravatën, kjo është gjëja tjetër që dua të mësoj në vazhdim.”, u shpreh Klop.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania