Connect with Us

Redi Jupi sugjeron: Futbolli të nisë në maj dhe ta mbyllim në korrik

Sport

Redi Jupi sugjeron: Futbolli të nisë në maj dhe ta mbyllim në korrik

Publikuar

-

Redi Jupi e sheh gotën gjysmë plot dhe mendon se futbollistët duhet të lejohen të rinisin stërvitjet, pasi fatmirësisht vendi jonë nuk po përjeton një skenar si ai i Italisë. Ish-futbollisti, thekson se stërvitja duhet të konsiderohet te fasha e parë, pra te aktivitetet që do të hapen të parat, pasi më shumë rrezik ka hapja e një dyqani se stërvitjet. Për Jupin nëse aktiviteti fillon në maj, atëherë kampionati përfundon në korrik dhe futbollistët do kenë mundësinë të pushonin e të përgatiten për sezonin e ri.

“Periudha aktuale është e vështirë. Askush nuk e mendonte se do rrinim dy muaj pa aktivitet, pa bërë gjërat e përditshme, stërvitje. Situata po vjen e rëndohet. Futbolli është futur te fasha e tretë, me rrezikshmëri të lartë”.

Apeli- “Duhet t’u bëjmë me dije instancave, që stërvitjet nuk mund të futen te fasha e tretë. Po na mungon stërvitja. Ne nuk jemi si dyqan, që ngre grilën dhe vazhdon puna normalisht. Ne na duhet një muaj të jemi gati për të arritur te ndeshjet. Ne nuk jemi si Italia. Numri i të shëruarve po shkon më i lartë se ata që preken. Keqardhje për ata që kanë vdekur. Numrat janë të ulët dhe më vjen keq të flas për to. Hapja e dyqaneve sjell më shumë risk se një seancë stërvitore. Risku është më i ulët edhe se të rrish në shtëpi. Duhet ndarë stërvitja dhe ndeshjet.

Edhe ndeshjet janë të kategorizuara, pasi në derbi kemi 20 mijë vetë dhe në ndeshje të tjera 100 vetë. Duhet të futet stërvitja te fasha e parë. Nuk bëhet fjalë për 10 skuadra, por për shumë fëmijë që stërviten. Normal duhen marrë masa, por ka mënyra. E para është që të kategorizohemi te fasha e parë. Duhet një plan për stërvitjen dhe për ndeshjet.

Duhen rregullat dhe kalendarët. Në fillim të majit duhet të nisin stërvitjet. Për 16-17 ditë është gati të zhvillojë ndeshjet. Ky është skenar optimist, që unë e quaj realist. Nëse nisin në fund të majit, e mbyllin gjithçka në korrik. Kjo do t’u jepte mundësinë lojtarë të pushonin dhe të ishim gati për sezonin e ri. Kjo do të ishte një situatë normale. Do më vinte çudi nëse do veprohet ndryshe”, u shpreh Jupi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: