Connect with Us

Sadiku: Dua të thyej rekordin e Bogdanit në kombëtare

Kombëtare

Sadiku: Dua të thyej rekordin e Bogdanit në kombëtare

Publikuar

-

Armando Sadiku është një nga ata sulmues që e di mjaft mirë si ta nuhasë golin. Këtë e ka dëshmuar shpesh në fushën e lojës, si me ekipet ku ka luajtur ashtu edhe me fanellën e Kombëtares. Madje kuqezinjtë i ka ndihmuar vërtetë shumë me golat e realizuar, duke ditur si të shënojë në situate të vështira.

Në një intervistë për “Fan Zone”, Sadiku ka zbuluar edhe ëndrrën e tij në Kombëtare për t’u kthyer në galashënuesin më të mirë të historisë së saj. Rekordi mbahet nga Erjon Bognadi, por thyerja e saj do të ishte një ëndërr e përmbushur për sulmuesin e Malagas. Sadiku ka folur gjithashtu edhe për jetën e tij private dhe për kohën që kalon në karantinë.

“Më mungon shumë Kombëtarja, emocionet që i kam pasur duhet të kthehen përsëri tek unë. Do të ishte një nga ëndrra e mia, që ta thyeja rekordin e Bogdanit, duhet të jem realist. Unë jetoj për golin, do të ishte ëndërr e realizuar. Shpresoj që kjo situatë të kalojë dhe të kthehem me gola në Kombëtare.

Me Baren ishim pjesë e një “quiz”-i që bën klubi për dy shokët më të ngushtë. Unë duhej të thosha çfarë do të bëhet Keidi, nëse nuk do të ishte futbollist. Unë thahë se do të bëhej këngëtar. Prandaj ai nisi të këndonte himnin. Keidi për mua tha se do të bëhesha “killer”.

Në shtëpinë time gatuan bashëshortja ime, shyqyr Zotit kam rënë rehat. Gatuan më shumë ushqime nga Kosova. Dy herë në javë shkoja në Marbella, kjo është gjëja e parë që do të bëjmë kur të dalim nga karantina, kemi hequr ca para mënjanë për të shpenzuar. Shpresojmë së shpejti të martohemi, por nuk e kemi ndarë se kur do ta bëjmë dasmën. Të shohim ku do të jem vitin që vjen, pastaj do të vendosim. Këngë spanjolle? Dëgjojmë shumë këngë në dhomat e zhveshjes, regaton spanjoll, por në të vërtetë nuk po më vjen asnjë këngë në mendje”, është shprehur Armando Sadiku./Sport Ekspres/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: