Premier Liga
Klubi rus futet fuqishëm në garë për për Xherdan Shaqirin

Liverpuli është i gatshëm të reduktojë çmimin e Xherdan Shaqirit.
“Football Insider” shkruan se për shkak të rënies së të ardhurave për shumë ekipe si pasojë e pandemisë së koronavirusit, “të kuqtë” mund të pranojnë të shesin futbollistin e Zvicrës për më pak se 30 milionë euro.
Jurgen Klop kërkon të përforcojë skuadrën sezonin e ardhshëm me sulmuesin gjerman Timo Verner duke bërë të pamundur qëndrimin e Shaqirit në “Enfild Roud”.
Nga ana tjetër, Sevilja, Roma, por së fundmi dhe CSKA e Moskës renditen si klubet që dëshirojnë të kenë në radhët e tyre ish-futbollistin e Bajern Mynihut dhe Interit.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania